Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jeta Faqolli: Jam ende single, në pushime isha me kushërirën time Empty Jeta Faqolli: Jam ende single, në pushime isha me kushërirën time

Mon 22 Aug 2011 - 13:11
Ka preferuar që edhe këtë verë të bëjë pushime e vetme dhe në shoqëri të kushërirës së saj. Pushimin e ka filluar menjëherë pasi ka lançuar këngën “It’s time”, të cilën e ka realizuar në duet me grupin Deepsystem.

Jeta Faqolli edhe këtë herë tregon që ka linja të mira trupore dhe nuk ngurron asnjëherë që të zhvishet, përkundër disa këngëtareve të tjera, të cilat ndoshta për shkak të fizikut jo perfekt, asnjëherë nuk shfaqin interes të tregojnë linjat në publik.

Edhe pse menduam që këtë radhë ta shohim Jetën në shoqëri të ndonjë mashkulli, përsëri u zhgënjyem. “Jam ende single, nuk ka asgjë të re nga jeta private”, ishte komenti të cilin na e dha këngëtarja, teksa u interesuam se mos vallë ka ndryshuar statusi i saj. Ajo është shumë e kënaqur me realizimin e këngës së re, e cila është pritur mirë në Kosovë e Maqedoni dhe ka marrë kritika pozitive. Gjatë gjithë kohës sa ka qenë me pushime, Jetën e ka shoqëruar një vajzë nga familja e saj me të cilën edhe ndan gati çdo sekret të jetës. “Siç më shihni, në pushime isha me kushërirën time dhe kemi kaluar për mrekulli”, thekson këngëtarja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi