Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kavajë, sherri për pronën, vritet 27-vjecari  Empty Kavajë, sherri për pronën, vritet 27-vjecari

Tue 23 Aug 2011 - 14:00
Një 27-vjecar ka gjetur vdekjen sot në fshatin Gërmenj të Kavajës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një person, pas një konflikti për motive pronësie.Viktima quhet Ervis Kura dhe sipas policisë ai mbeti i vrarë nga shtetasi Haxhi Vedeli, pas një sherri për pronën. Policia prangosi të dyshuarin si autor i vrasjes, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.Tiranë, ekzekutohet 50 vjeçari
Një 50 vjeçar u ekzekutua pranë një lokali në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, për motive banale, sikurse beson policia.
Abdurraman Vrapi u qëllua me pesë plumba thonë burimet e policisë së Tiranës nga tre të rinj, njeri prej të cilëve Indrit Tresa, 28 vjeç, u arrestua në flagrancë 20 minuta pas krimit.


I dyshuari si një nga bashkëpunëtorët në vrasje u kap jo shumë larg vendngjarjes në një hotel në Sauk, ku mendohet të ketë hyrë për t’u fshehur.

Shkodër, dhëndrri vret vjehrrin

Nje person i quajtur Ded Marku vrau naten e kaluar me armë të ftohte, thikë, vjehrrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Ded Markut në lagjen “Ajasëm” ku mendohet se vjehrri, 60 vjecari, Gjon Kodra kishte shkuar për të sqaruar një mosmarrëveshje që kishte lindur mes dy familjeve.

Por mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar dhe Ded Marku ka qëlluar disa herë me thikë vjehrrin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer arrestimin e autorit të saj bashkë me të vëllanë, Gjovalin Marku, që dyshohet se ka bashkëpunuar në krimin e rëndë.

Elbasan, plagoset 28-vjecari

Një 25-vjecar është plagosur me armë zjarri pistoletë mbrëmjen djeshme në lagjen Kongresi i Elbasanit në qytetin e Elbasanit.

Pas njoftimeve nga deshmitaret policia mberiti ne vendin e ngjarjes dhe kostatoi se ishte qëlluar nga persona të paidentifikuar, me armë zjarri pistoletë, nje 25 vjecar banues në Elbasan, i cili u dërgua menjeherë në

Për hetimin e kësaj ngjarje, aktualisht është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët po merren me proçedurat e hetimore.

Policia identifikimi autorin e ngjarjes, i cili pas veprimit të kryër nga ana e tij, është larguar nga vendi i ngjarjes.Për arsye hetimi identiteti nuk bëhet i ditur Paraprakisht, dyshohet se motiv i kesaj ngjarje te rëndë, të jene motive banale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi