Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria pranon realitetin  Empty Qeveria pranon realitetin

Sun 28 Aug 2011 - 16:14
Qeveria është detyruar të pranojë se ekonomia ka ngadalësuar rritjen dhe nuk do i rikthehet më ritmeve të parakrizës, të paktën jo në periudhë afatshkurtër.Pasi u detyrua të ulë vlerësimin e rritjes ekonomike për këtë vit nga 5.5 në 5 përqind, në kuadrin e sapomiratuar makroekonomik dhe fiskal, qeveria ka korrigjuar në ulje edhe ritmet e rritjes për tre vitet e ardhshme.Sipas dokumentit, në vitin 2012 rritja do të jetë 5 përqind nga 6 që ishte parashikimi i fillimit të vitit.Edhe në vitin 2013 rritja është ulur me 1.2 pikë përqindjeje dhe nga 6.2 shkon në 5 përqind. Për vitin 2014 vlerësimi është ulur nga 6 përqind në 5.2 përqind.Sërishvariantet e qeverisë tentojnë të jenë më optimiste nga realiteti. Këtë vit qeveria deklaroi fillimisht një rritje ekonomike prej 5.5 përqind, pavarësisht kundërshtive të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Por pas ecurisë së ngadaltë në gjysmën e parë të vitit, në korrik shifra u ul në 5 përqind, kur qeveria u detyrua të ndërhynte për të rishikuar buxhetin. Edhe varianti 5 përqind duke optimist.Banka e Shqipërisë një muaj më parë deklaroi se vlerësimi i saj, bazuar në zhvillimet e gjysmës së parë të vitit është që ekonomia të rritet nga 3 deri në 4 përqind, ashtu si vitin e kaluar.Tkurrja e rritjes ekonomike do të thotë se të ardhurat e familjarëve në total do të rriten më ngadalë nga ritmi i tyre normal përpara krizës.

Por përveç kësaj ngadalësimi i ekonomisë cënon edhe financat publike duke e bërë më të vështirë uljen e borxhit publik, të cilin qeveria në vitin zgjedhor 2013 parashikon ta çojë në 58.6 përqind, ose 0.2 pikë përqindje më shumë nga fundi i vitit të kaluar edhe pse ishte angazhuar në publik për uljen e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi