Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtyhet mbledhja e KS për Kosovën  Empty Shtyhet mbledhja e KS për Kosovën

Mon 29 Aug 2011 - 14:37
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet në Kosovë në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, është shtyrë për nesër.Mbledhja e parashikuar të zhvillohej sot, u shty për shkak të motit të keq dhe uraganit "Irene" që ka përfshirë pjesën verilindore të SHBA-së.Seanca do te zhvillohet neser ne oren 10:00 ku pritet të shqyrtohet deklarata presidenciale e Rusisë me anë të së cilës kërkohet të gjykohet Prishtina për, siç thuhet përdorim të njëanshëm të dhunës. Me këtë propozim, kërkohet që faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, të “sillen në kornizat e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244”.
Njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së do të prezantojë raportin më të ri për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Ban Ki-Mun në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, e cila përfshihet në raport, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur kah fundi i kësaj periudhe, thuhet në raport.Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç. Po ashtu, në seancë për herë të parë si përfaqësues i UNMIK-ut pritet të marrë pjesë shefi i ri i këtij misioni, diplomati afgan Farid Zarif.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç ka paralajmëruar se Serbia në këtë seancë do të kërkojë “dënimin e përdorimit të njëanshëm të dhunës” në veri të Kosovës. Madje, Jeremiç, pret që seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të jetë e vështirë duke pas parasysh kundërshtimin e shteteve të këtij trupi në lidhje me deklaratën presidenciale, propozimin e së cilës e ka shtruar Rusia.

“Mund të presim mbledhje të rëndë, sepse qëndrimet e disa shteteve të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit janë kundërshtuar ashpër”, ka deklaruar Jeremiç për media serbe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi