Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dajti” shtyhet sërish Empty Dajti” shtyhet sërish

Wed 31 Oct 2012 - 8:40
Ka vijuar rituali i shtyrjeve të procesit ndaj Dritan Dajtit, Maringlen Muçes dhe Ergys Xhoxhajt, pasi avokatët vazhdojnë të refuzojnë mbrojtjen e të pandehurve.

Gjyqtari deklaroi se për këtë seancë nuk është gjetur adresa e avokatit të radhës e për këtë është tentuar të komunikohet në telefon me të, por në telefon ka dalë i vëllai i cili i është përgjigjur gjykatës së avokati nuk ndodhet në Tiranë.

I pandehuri Dritan Dajti ka replikuar me ironi me gjykatën duke u shprehur se meqënëse ai nuk mundet financiarisht të paguajë një avokat të tijin, atë duhet t’ia gjejë gjykata nga lista kryesisht. Për këtë Dajti propozoi që t’i gjejnë një punë në paraburgimin 313, në mënyrë që ai të fitojë para për të paguar një avokat të vetin që procesi të mos shtyhet.

Ironinë e ka vijuar më tej edhe i pandehuri tjetër Maringlen Muça i cili deklaroi se duhet të shpallen në kërkim avokatët që nuk vijnë në gjykatë, ndërsa Ergys Xhoxhi bëri humor me prokurorin në castin kur ai deklaroi se në kushtet e shtyrjes së procesit duhet të pezullohen afatet e paraburgimit.

Xhoxhi tha ‘edhe une jam dakord me prokurorin’ duke shkaktuar të qeshura në sallë. Në përfundim gjykata e shtyu sërish procesin duke e lënë të hapur debatin se përse nuk po gjendet një zgjidhje për ta zhbllokuar këtë gjyq, i cili sipas kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda po nxjerr në pah të metat e gjithë sistemit të drejtësisë.
Dajti” shtyhet sërish GJYQI-DAJTI---18_tn_1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi