Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

“21 janari”, Dajti: Mbanim turmën nën kontroll  Empty “21 janari”, Dajti: Mbanim turmën nën kontroll

Wed 27 Jun 2012 - 17:03
Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Zydi Dajti solli edhe njëherë në kujtese ditën tragjike të 21 janarit 2011, por kesaj radhe perpara gjyqtareve qe kane nen gjykim ish-shefin e Gardës së Republikes Ndrea Prendi, oficerin Agim Llupo dhe ish-shoferin Margarit Kume.

Fillimisht ai deklaroi, se kishte sinjalizime qe protesta do ishte e dhunshme dhe ai si shef i Policise Bashkiake kishte marre masa qe subjektet te mos demtoheshin.

"Mua me kane marre oficeret e larte te policise qe te qetesoja situaten dhe une u perpoqa qe demonstruesit te mos hynin ne kryeminstri. Kisha afer deputetin Besnik Bare, Saimir Tahiri dhe Artan Gace dhe qe bashku u perpoqem te qetesonim qytetaret.Une kuptova qe plumbat ishin te vertete jo vetem nga zhurma sepse kam qene vete gardist, por sepse dege pemesh filluan te thyheshin", kujtoi Dajti, nje nder ata dhjetra deshmitare okulare qe do te degjohen ne gjykate.

Pavaresisht disa fjalive qe binin ne kundershtim me njera-tjetres si pershembull, ne rastin e telefonatave te kryera gjate pikut te demostrates dhe nese punonte apo jo telefoni ne keto momente, deshmitari pohoi se kishte pare ne dritare nje gardist te qellonte dhe me vone kishte kuptuar nga media, se ai ishte Agim Llupo.

Nderkohe deshmitari tjeter Erald Bisha, i cili mbeti i plagosur me 21 janar rrefeu se ishte duke kaluar rastesist ne bulevard dhe se nuk ishte demonstrues. Ai theksoi se nuk e kishte pare personin qe e qelloi. Gjykata caktoi seancen e radhes ne javen e pare te korrikut, per t'u paraqitur ne gjykate per deshmitaret. Por avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj sugjeroi qe nderkohe mund te vijohet ne seancat e ardhshme me pyetjen si deshmitare te gardisteve qe ndodheshin ne krye te detyres ate dite.
TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi