Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“21 janari”, mbërrin eksperti amerikan Empty “21 janari”, mbërrin eksperti amerikan

Thu 27 Jan 2011 - 2:09
“21 janari”, mbërrin eksperti amerikan Prokuroria-tirane
Pa lënë të rrjedhë shumë kohë nga kërkesa e prokurores së përgjithshme Ina Rama, drejtuar ambasadës amerikane për asistencë teknike mbi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, ka mbërritur në Shqipëri amerikani i parë që do të japë ndihmën e tij për këtë dosje, ndërsa priten edhe dy ekspertë të tjerë.
Specialisti amerikan që ka nisur menjëherë nga dhënia e ndihmës vjen nga FBI, ndërkohë që nuk konfirmohet se nga cilat shërbime do jenë dy ekspertët e tjerë.

Jo zyrtarisht mësohet se eksperti i FBI-së ka kryer takime me prokurorë të cështjes “21 janari”, si dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, por gjithcka mbetet në nivel jo zyrtar.

Ndërkohë, në orët e vona Top Channel arriti të filmojë disa nga prokurorët e cështjes se ngjarjeve të 21 janarit, të cilët shfaqen me prokuroren amerikane të Departamentit të Drejtësisë, Cynthia Eldrige, e cila ka një mandat 2-vjecar në Shqipëri si këshilltare për prokurorët e njësisë task forcë.

Një ditë më parë prokurorja e përgjithshme shprehu vendosmërinë e saj për të mos u lëkundur nga hetimet, ndërsa asistencën e amerikanëve e konsideroi si më profesionale dhe më të paanshme.
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

“21 janari”, mbërrin eksperti amerikan Empty Re: “21 janari”, mbërrin eksperti amerikan

Thu 27 Jan 2011 - 11:35
99 vite qe eshte shpall shtet i pavarur dhe per dicka si kjo te kerkoj nga Amerika apo kush do tjeter ndihem!

Pa koment!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi