Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Apokalipsi shtyhet për 104 vjet Empty Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Sat 23 Apr 2011 - 21:07
Simpozium: “KËNDVËSHTRIM I DIVERSITETIT FETAR, KULTUROR DHE SHOQËROR NË BALLKAN NGA PERSPEKTIVA GLOBALE (Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri).
Fisi Maya: apokalipsi shtyhet për 104 vjet
Viti 2012 po afrohet dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit do të jetë në vitin që kanë parashikuar Mayat.
Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i historisë dhe kulturës Maya, planetit tonë do t’i vijë fundi në vitin 2116.
Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.
Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë. Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy kalendarëve), transmeton TCH.
Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.
Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të shuhet. Një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë jete.
As një asteroid nuk mund të vrasë të gjitha krijesat tokësore: kur 65 milion vite më parë një asteroid gjigant (me diametër prej 10 km) goditi Tokën, u shuan speciet që dominonin planetin, por shumë të tjera mbijetuan.
Ne na ngelet te themi e di vetem Zoti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi