Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Apokalipsi më 21 Dhjetor? Maya-t e përgënjeshtrojnë Empty Apokalipsi më 21 Dhjetor? Maya-t e përgënjeshtrojnë

Thu 6 Dec 2012 - 0:29
Apokalipsi më 21 Dhjetor? Maya-t e përgënjeshtrojnë Mayacalendar-320x160Ndërkohë që supersticiozët kanë nisur të numërojnë ditët që na ndajnë nga nata apokaliptike, Maya-t po përgatiten të mirëpresin ciklin e ri Baktun. Klerikët në Meksikë kanë nisur ceremonitë për të festuar datën 21 Dhjetor, që sipas kalendarit Maya shënon fundin e erës Oxlajuj Baktun.

Ritet kryesore zhvillohen në parkun “Chapultepec”, ku u celebrua ceremonia e Zjarrit të Ri. Popullsia që rrjedh nga fiset Maya në Meksikë, i përbërë prej rreth 800 mijë personash, shpreson në një epokë Baktun më të mirë se ajo aktuale, e nisur prej vitit 1618. Ata shpjegojnë se në lashtësi, periudha Baktun matej sipas ciklit të barabartë me 400 vjet, dhe për rrjedhojë fundi i Baktunit të 13-të përkon me 21 dhjetorin 2012.

Shumë e kanë interpretuar këtë datë si fundin e botës, por klerikë dhe autoritetet vendase e përgënjeshtrojnë këtë fakt. “Kjo datë nuk është fundi i botës. Profecia Maya është komercializuar. Për ne është një moment për të qenë të bashkuar dhe për të rizbuluar kulturën Maya”, – shpjegon Saul Martin Ancona, sekretari i Turizmit. Ndërsa Jose Marquez, klerik maya, shpreh pakënaqësi se autoritetet nuk u japin leje për t’i zhvilluar ritet në vendet e shenjta antike.

3 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi