Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty 21 Dhjetor 2012,a do te ndodh Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 2:05
21 Dhjetor 2012, a do të ndodhë Apokalipsi?

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? End-3010-300x195

A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka
nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se
ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t’u
besohet profetëve dhe profecive të tyre? Nga India, në Amerikën e Jugut,
nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregon një datë të
saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori
2012.

A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të
largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh
tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i
shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.

Ka shumë mistere
që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur
të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e
botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë, Apokalipsi i Shën
Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t’u deshifruar dhe ai
e ka origjinën në shekullin e parë pas Krishtit.

21 Dhjetori
2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya.
Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe
muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që
kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt
pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21
dhjetor të vitit 2012.

Por gjëja, që të habit më shumë është se
edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë
fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës.
Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se
“Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të
madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e
tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e
2012?

E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Është kjo data që
profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që
parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për
një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin
prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të
manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë
është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të
fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë
ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i “2012:
ekstazë apo katastrofë” thotë se, “populli i lashtë mezoamerikan i
Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite.
Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012″.

Prej
kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por
shpjegimi është gjetur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që
ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros,
në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon
pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të
dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i
Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të
lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të
të lashtëve. “Janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka”, thotë ai.

“Më
kanë bërë një Hihmajer”, domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave
nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende
këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar
në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe
se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një
spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi
në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se,
profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të
jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt.

Duke filluar
që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një
seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim
lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në
gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave
binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë
ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte.

Në fakt, sulmi
ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne
kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do
të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim
parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një
diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një
sulm terrorist”.

Është e sigurtë se profecitë astronomike të
Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si
përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte
parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33
sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t’i gjesh në tekstet e
shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët
nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e
mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të
ndryshme të historisë së njerëzimit?

Geoff Stray thotë se “prej
vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë.
Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në
përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa
mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje
botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër
Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Është zbuluar se data, emri i
vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin
kod të Biblës. Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me
kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë
në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në
vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012″.

Carlos Barros thotë se,
“edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte
me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i
domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të
indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë
ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera,
si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si
dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin
për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit
do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për
popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat
profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë”.

Edhe fiset
amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë
profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë
të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë
botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur
jetë qytetërimit të tyre. Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë
se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve
Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili
në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe
tashmë është duke u afruar. Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën
Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54
mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes
së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes
së Krishtit.

Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë.
Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse
këto profeci do të rezultonin të vërteta? “Ka shumë tregues që mund të
na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje”, thotë Geoff
Stray. “Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të
jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do
të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës”.

Është thjeshtë një
datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të
ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga
shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën.
Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit,
mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve
me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re
njerëzish të iluminuar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21
dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë.
Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke
hyrë në një zonë të re energjitike plazme të magnetizuar, e cila do të
ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë. Dimitrov thotë
se, një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në
gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një
evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë
efekte që do të nisin më pas të lëshojë substanca neurokimike me efekte
halucinogjene. Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe
përvoja paranormale.

Përtej teorive më ekstreme duket në fakt
sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përcojnë informacione që
kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e
metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjikë, kode numra dhe figura
që përfaqësojnë simbole astronomikë. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet
fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e
yjeve?

Për të treguar një datë, e gjëja parë që nevojitet është
një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë
me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron
nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili
quhet Përparësi e Ekuinokseve. Është ky çelësi për të lexuar të
kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.

Me sa duket, popujt
antikë kanë patur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave,
i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin
e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të
ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë. Për të kuptuar se
çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe
të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të
saj nëpër hapësirë. Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull
tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet
përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent,
domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin
gjatë vitit pararendës. Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e
referimit.

Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra
boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë
ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë
edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që
është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti. Në
mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12
konstelacioneve të Zodiakut.

Atij i duhen afro 2160 vite për të
përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një
gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë
të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e
vetmja mënyrë e matjes së kohës pa patur lidhje me konvencionet
njerëzore.

Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që
kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë
treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450
para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me
fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le
të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin
egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin
shumë kohë më parë në Kamboxhia.

Angkori është një vend në
Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm.
Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën
ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72
tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e
konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë
periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e
ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë. Si
është e mundur? Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në
zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe
skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i
pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit.
Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor,
Konstelacionin e Luanit.

“10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe
mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që
i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara”, thuhet
në Librin egjiptian të të Vdekurve. “Por e gjashta e tyre, qëndron në
buzë të humnerës…”

Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që
nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren,
Binjakët, Demin, dashin dhe Peshqit.

“Me përmbushjen e të madhit
numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg
nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga
varret e tyre”, paralajmëronte Nostradamus. Kështu që, mitologjia
përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së
Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit. Eshtë periudha që jemi duke
jetuar tani. Megjithkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin
moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin.
Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72
vite.

Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej
qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, Majat. Kalendari i tyre
ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset,
ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm.
Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi
parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si
kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar
edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a
shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që
duket se tregon një ditë të saktë: 21 Dhjetor 2012.

Vëmendja e
madhe e demonstruar për raportet ndërmjet ngjarjeve hapësinore dhe atyre
që ndodhnin në Tokë buron nga përdorimi i një kalendari: Numërimi i
Gjatë. Ky i referohet një cikli ditësh të përllogaritura, duke filluar
që nga Krijimi, apo më saktë që nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka
jonë: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka
aktuale do të përfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijë ditë: 12
Dhjetor 2012.

Për këtë gjë është diskutuar shumë kohët e fundit,
sepse në vitin 2012 përfundon një cikël Maja. Përtej kësaj date nuk ka
parashikime të tjerë dhe kjo ka bërë të mendohet se ndryshimi do të jetë
jo vetëm për majat, por për të gjithë njerëzimin.

21 Dhjetor
2012. Çfarë tregon në të vërtetë kjo datë? Çfarë do t’i ndodhë
njerëzimit? Udhëtimi që është kryer deri më sot nga njerëzimi ka nisur
në vitin 10450 para Krishtit, që i korrespondon epokës pararendëse të
Luanit.

Sipas treguesve të fshehur në mitologji, njerëzimi duhet
të përballohet me një moment shumë të rëndësishëm që do të ndodhë në
periudhën mes fundit të epokës së gjashtë dhe nisjes së epokës së shtatë
pararendëse.

“Kur engjëlli hapi shenjën e shtatë, ai pa që
ndodhi një tërmet i fuqishëm, dielli u bë i zi si një thes me qime kali,
Hëna u bë e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembën në
tokë, ashtu sikurse kur një pemë fiku e shkundur nga stuhia lejon të
bien fiqtë e papjekur. Qielli u tërhoq në rrotullim e sipër dhe të
gjithë malet dhe ishujt u zhvendosën nga vendi i tyre”, thuhet në
apokalipsin e Shën Xhovanit.

Po si do të jetë toka pas 21
dhjetorit 2012? Disa studiues janë përpjekur që të imagjinojnë se si do
të ndryshojë Planeti ynë në vijim të tronditjeve dhe katastrofave të
mëdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar në skenarë
shumë kompleksë ka arritur madje të realizojë një hartë të re të
mundshme të botës. Kontinentet nuk do të kishin më të njëjtat forma dhe
konture si sot, ishuj të rinj do të dilnin prej oqeaneve, ndërkohë që
zona të tëra do të zhdukeshin.

Pothuajse e gjithë Evropa do të
mbulohej nga uji. Në Itali përshembull do të mbeteshin vetëm disa zona
Alpine dhe të Apenineve. Ndërsa, Sardenja dhe Korsika do të formonin një
ishull të vetëm të madh të Mesdheut. Kontinenti afrikan do të mund të
ndahej në tre pjesë, ndërkohë që do të duhej të dilte në sipërfaqe një
zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare. Bregu perëndimor
i Amerikës së Veriut do të fundosej tërësisht. Amerika e Jugut do të
ndryshonte në mënyrë rrënjësore formën e vet. Në Azi, Kina, Japonia dhe
juglindja aziatike do të zhdukeshin krejt. Brigjet e sotëm të Australisë
do të përmbyteshin.

Pra, një hartë e re dhe e pabesueshme e botës duket të marrë jetë nën sytë tanë, duke ndjekur teorinë e Scallion.

Por,
gjithsesi ne nuk duhet të harrojmë se shpesh herë, kur teoritë bëhen
kaq ekstreme, kjo do të thotë se e vërteta është ndoshta ende shumë
larg. Në çdo rast, mbeten shumë pak ditë deri në 21 dhjetor, për të
zbuluar sekretin e këtyre profecive të lashta, mjafton të presim.

NASA përgënjeshtron Mayat: Nuk ka fund të botës më 21 dhjetor

Fundi
i botës nuk do të jetë viti 2012. I famshmi kalendar i Mayave, që në të
vërtetë flet për “ndryshime epokale”, është përgënjeshtruar nga ana e
shkencëtarëve të NASA-s. Faktikisht, ekspertët, të cilët kanë përdorur
teknologjitë më të sofistikuara, nuk kundërshtojnë plotësisht profecinë,
por datën në të cilën duhet të realizohet. Në fakt, 21 dhjetori 2012 do
të jetë një ditë si të tjerat. Më poshtë ju sjellim qëndrimin zyrtar të
NASA. Shkencëtarët e NASA u japin përgjigje disa pyetjeve që lidhen me
fundin e botës në dhjetor të 2012.

Pyetja 1- A ka ndonjë kërcënim për Tokën në 2012? Shumë adresa në internet shkruajnë se fundi i Tokës do vijë në vitin 2012?

Përgjigja-
Asgjë e keqe nuk do të ndodhë në Tokë në vitin 2012. Planeti ynë
ekziston prej miliarda vjetësh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk
shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012.

Pyetja 2- Cila është origjina e parashikimit se fundi i botës do të vijë më 2012?

Përgjigja-
Historia nisi me pretendimet se Nibiru një planet i zbuluar nga
Sumerians, është drejtuar drejt Tokës. Kjo katastrofë ishte parashikuar
të ndodhte fillimisht në maj të vitit 2003, por asgjë nuk ndodhi dhe kjo
datë u zhvendos për në dhjetor të 2012. Këto dy data u lidhën me
parashikimet e kalendarit të fisit të lashtë Maja, në solsticin dimëror
në vitin 2012, pra data e parashikuar si fundi i botës ishte 21 dhjetor
2012.

Pyetja 3- A përfundon kalendari Maja në Dhjetor 2012?

Përgjigja-
Ashtu si kalendari që mbahet në murin e kuzhinës së shtëpisë tuaj, nuk
pushon së ekzistuari edhe pas 31 dhjetorit, edhe kalendari Maja nuk
pushon së ekzistuari në 21 dhjetor 2012. Kjo datë është fundi i
periudhës së numërimit të fisit Maja, por ashtu siç kalendari fillon
përsëri më 1 janar, një tjetër periudhë numërimi fillon për kalendarin
Maja.

Pyetja 4- Si ndihen shkencëtarët e NASA lidhur me pretendimet për pritshmëritë e fundit të botës?

Përgjigje-
Për çdo fatkeqësi të mundshme apo ndryshime dramatike në 2012 ku është
shkenca? Ku janë provat? Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, çdo gjë është e
imagjinuar, edhe pse për ato mund të jenë bërë libra, filma,
dokumentarë, dhe postuar në internet, asnjë fakt nuk mund të pohohet se
është i konfirmuar. Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme për asnjë nga
pohimet e bëra në mbështetje të ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të
ndodhin në dhjetor 2012.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 21:35
21 Dhjetor 2012,a do te ndodh Apokalipsi?

me

A do te ndodh Apokalipsi?

u bashkuan.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:27
Aiiii me na kane dalur shume Zotra tani secilit cka i teket jep versione...
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:32
Prefetsit skan fund,kshu qe te ndodhi cte ndodhi
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:32
Une e lexova te gjithe Artikullin !!
Informacionet e dhena rreth burimeve te ndryshme nga te cilat vine Paralajmerimi se diçka mund te ndodh i gjeje me te besueshme se sa , pergjigjet e Ceketa qe nje Shkencetar i Nasa-s eshte munduar te japi per te hequr qafe Kuriozitetin dhe Ankthin, qe shume njerez jane te interesuar te zbulojne .
Ajo eshte Diçka qe se themi ne, por e kane thene me Mijera shekuj me pare te tille gje dhe sot Hapet argomenti , mqns ajo dite afron .
Frike kjo gje nuk me bene dhe sikur Fundi i saj te jete , per te vetmen Arsye sepse NJERIU U TREGUA DHE TREGOHET SHUME EGOIST ME NENEN E TIJ , NATYR DHE E KA SHKATERRUAR ATE , ESHTE MESE E DREJTE TA PESOJE ATE CFARE VETE SHKAKTOJE NGA MOSBESIMI, EGOIZMI DHE SUPERIORITETI QE KA TREGUAR dhe Do qe te vazhdoje te tregoje , Njeriu nuk mund te jete mbi PERENDINE !!!
Kete kurre s'mund ta beje .
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:34
ketu tek ne ka ndodh apokalipsi se kuptoni mer njerez ??????
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:44
Eh cdo vdes 21 vjece ahahahha
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 22:49
amon mire e ben se shpetojme edhe nga borxhet qe kemi cyc
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mon 10 Dec 2012 - 23:25
edhe pse ligesia e njerezimit ka arritur kulmin.....nk besoj se njerezit di te vdesin aq kolaj po lare njeher "gjynofet qe kan bo"...
Sponsored content

A Do Të Ndodhë Apokalipsi? Empty Re: A Do Të Ndodhë Apokalipsi?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi