Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Irene", 20 të vdekur nga uragani Empty "Irene", 20 të vdekur nga uragani

Mon 29 Aug 2011 - 14:43
Uragani "Irene" ka shkaktuar në pjesët e bregdetit lindor të SHBA-së vdekjen e të paktën 20 njerëzve.Vetëm nga North Carolina është njoftuar vdekja e gjashtë personave. Rreth pesë milionë familje dhe dyqane kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Sipas llogarive të para era e fuqishme, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej të paktën shtatë miliardë dollarësh.Megjithë frikën e madhe, në Nju Jork nuk pati dëme tepër të mëdha, pasi fuqia e erës kishte rënë. Në këtë qytet nuk ka pasur deri tani asnjë të vdekur apo të lënduar. Gradualisht ka filluar të normalizohet edhe trafiku i qytetit, bëjnë të ditur autoritetet.
Obama: Emergjenca nuk ka mbaruarEmergjenca që lidhet me uraganin Irene “ende nuk ka mbaruar”.“Është kthyer në një stuhi tropikale, por vazhdon të jetë i rrezikshëm”, është shprehur Barack Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur për uraganin Irene që goditi Nju Jorkun.“Ekziston ende rreziku i përmbytjeve dhe i bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndjekin urdhrat e autoriteteve”, shtoi Obama.Më pas, presidenti lavdëroi kontributin e të gjithë atyre personave të angazhuar në misionet e shpëtimit: “Ndihma ndaj popullsisë ishte një shembull i shkëlqyer i qeverisjes së mirë. Dua të falenderoj të gjithë personat që dhanë kontributin e tyre, në nivel federal dhe lokal, duke ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të prekur nga uragani Irene.”“Shtetet e Bashkuara kanë treguar edhe një herë tjetër se duke punuar bashkë mund të kapërcehet jo vetëm kriza ekonomike, por edhe fatkeqësitë natyrore”, përfundoi Obama.


Rihapen aeroportet në Nju Jork

Aeroportet e Nju Jorkut, John F Kennedy, Newark dhe La Guardia, do të rihapen mëngjesin e sotëm pasi ishin mbyllur për shkak të emergjencës së shkaktuar nga uragani Irene.

Lajmin e bën të ditur enti i aviacionit amerikan (FAA), në faqen e tij në internet.

JFK dhe Newark do të fillojnë punën në orën 6 të mëngjesit, ndërsa La Guardia në orën 7 (me orën lokale).

Uragani Irene, i zbritur në nivelin e stuhisë tropikale pas humbjes së fuqisë, ka prekur edhe Kanadanë.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë përfshirë juglindjen e Kebekut duke lënë pa energji elektrike rreth 200 mijë banesa.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi