Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria të marrë shembull Kroacinë Empty Shqipëria të marrë shembull Kroacinë

Wed 31 Aug 2011 - 14:25
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i bëri thirrje klasës politike të bashkëpunojnë për arritjen e reformave të nevojshme për integrimin e vendin. Arvizu mbaji një deklaratë për mediat pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.“Nëse shikojmë në të shkuarën e afërt sesi Sllovenia dhe Kroacia, për këdo që ka disa informacione e kuptojnë që ka pasur pengesa, por kanë ditur si t`i kapërcejnë ato, në mënyrë që mund të ecim drejt rrugës së integrimit evropian. Nuk ka asnjë arsye, pse kjo gjë të mos ngjasë në Shqipëri”, tha Arvizu.Sa i përket takimit me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, Arvizu tha: “Kemi dhe një traditë të gjatë të bashkëpunimit në të gjitha detyrat që, kryetari i bashkisë ka pasur më herët. Presim me kënaqësi marrëdhëniet e reja me të. Duke diskutuar mbi mënyrën sesi mund të
bashkëpunojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës. Përmirësimi i jetës së qytetarëeve të Tiranës, është e rëndësishme për mua dhe për SHBA-në. 1/3 e qytetarëve të Shqipërisë jetojnë në këtë qytet dhe në rrethinat e saj”, tha Arvizu.
ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar se në këtë takim ka falënderuar ambasadorin e SHBA-ve, për mbështetjen që ambasada i ka dhënë bashkisë së Tiranës në vite.
Basha e informoi ambasadorin edhe për prioritetet e punës së bashkisë në drejtimet kryesore në zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe rritjen e shansve për punësim, pëmirësimin e jetës nëpërmjet ndërhyrjeve urbane, qeverisje transparente më efikase.
“Kërkova dhe mora mbështetjen e zotit ambasador për përpjekjet e Bashkisë së Tiranës në këto fusha. E falënderoj dhe e siguroj për një bashkëpunim të suksesshëm mes Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së SHBA-ve”, theksoi ndër të tjera Basha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi