Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!   Empty Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!

Wed 31 Aug 2011 - 19:40
Në funeralin e të afërmit, hëngrën gurabije me kokainë!   694175816lajmetari694175816
Greqi - Ngatërruan porosinë dhe çuan gurabije me kokainë në ceremoninë e vdekjes të një shtetasi. Më shumë se 300 vetë "provuan" kokainën.

Ngjarja e padëgjuar ndonjëherë më parë ka ndodhur në veri të Athinës,ndërsa protagonisti kryesor është trafikanti i papërgjegjshëm që punonte në dyqanin e ëmbëlsirave,i cili ngatërroi porosinë

Le t’i marrim gjërat nga fillimi. Sipas policisë,një grup trafikantësh droge nga Bullgaria,po tentonte të fuste në tregun e zi kokainën dhe mënyra për ta shpërndarë,ishte mbështjellja e gurabijeve me kokainë.

Për këtë gjë,ndihmën e jepte një pjesëtar i grupit të trafikantëve,i cili punonte në një dyqan ëmbëlsirash,dhe vendoste kokainën mbi gurabijet.

Ndërkohë që ishte përgatitur plani nga trafikantët,një zyrë funerale që kishte marrë përsipër një vdekje,porositi në dyqanin në fjalë një sasi gurabijesh.

Pjesëtari i grupit të trafikantëve,i cili punonte në dyqanin e ëmbëlsirave,ngatërroi porosinë dhe tek zyra funerale dërgoi gurabijet me kokainë,ndërsa gurabijet e vërteta shkuan tek në treg për kokainë.

Teksa të afërmit e të ndjerit ishin në hidhërim dhe pikëllim,papritur filluan të ndjehen ndryshe dhe kuptuan se kjo erdhi pasi kishin konsumuar gurabijet. Pronari i zyrës funerale denoncoi në polici dhe më pas u plani i trafikantëve.

Të gjithë prestarët e grupit u arrestuan,ndërsa e vetmja e sigurt është që të gjithë ata që u gjendën në funeral nuk do ta harrojnë kurrë këtë ngjarje./albnow/

B;gjuha shqipe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi