Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të heqim nga historia e Shqipërisë kultin e Enver Hoxhës Empty Të heqim nga historia e Shqipërisë kultin e Enver Hoxhës

Thu 1 Sep 2011 - 12:58
TIRANE – Lajmifundit – Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi sot se është e nevojshme të rishikohet historia e vendit sa i përket regjimit komunkist.Gjatë diskutimit në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha tha se në ligjin ekzistues është bërë një intepretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtatrët e regjimit.“Janë sajuar shpifje dhe akuza ndër më mosturiozet vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e ekzekutimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare”, pohoi kryeministri.Ai theksoi se kërkon ndryshimin e historisë së periudhës së komunizmit. Sipas Berishës, kjo histori, nuk reflekton të vërtetën ndërsa. “Është tragjike që edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore”, tha Berisha.“Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Europa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historiam shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij ai vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh”, pohoi më tej Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi