Durrës, deklaratë dashurie me banderolë në qendër të qytetit
Thu 1 Sep 2011 - 13:02
Deklaratë dashurie në qendër të Durrësit nga një vajzë me emrin Kida drejtuar të dashurit të saj Gentit për ditëlindje.Ditën e djeshme, ngjitur me Prefekturën në rrugën drejt bibliotekës së qytetit është vendosur një banderolë e madhe e varur në mes të dy shtyllave anësore të rrugës në të cilën është shkruar një urim ditëlindjeje dhe njëkohesisht një deklaratë dashurie e zjarrtë. Në të shkruhet: “ Gëzuar ditëlindjen Genti Im…”, citon Shekulli. Në radhën e dytë vijon: “Uroj që këtë ditë gjithmonë dhe përgjithmonë të jemi bashkë…”, ndërsa më pas në radhen e tretë, ajo i shkruan njeriut të adhuruar në stilin romantik: “Dashuria, Mirësia dhe Lumturia të jenë kudo me ty… Sa herë të rrahë zemra ime do të thotë … Nga Kida jote …”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi