Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, policët sherr me armë pas konkurencës në Facebook Empty Tiranë, policët sherr me armë pas konkurencës në Facebook

Fri 2 Sep 2011 - 18:39
Tirane – Lajmifundit – Dy efektiva policie janë konfliktuar ashpër mes tyre pas sherrit që kanë pasur për një vajzë ndërsa e gjithë fillesa e historisë, nis në Facebook.Ndoshta pa e ditur se ishin policë, shtetasit Florenc .H dhe Rigels.I, kanë shkuar deri në goditje me tytën e pistoletës pasi kishin biseduar në facebook me të njëjtën vajzë.Sipas të dhënave nga policia, mësohet se dy efektivat blu janë përplasur mes tyre tek sheshi “Avni Rrustemi” në Tiranë.Ata i kishin kerkuar njeri-tjetrit qe mos te merren me me vajzen ne fjale,madje njeri prej tyre pretendonte se e kishte te dashur. Pasi nuk kanë gjeturmarrëveshje, dy policët kanë lënë takim për tu sqaruar ne afersi te sheshit “Avni Rustemi”.Debati aty ka degjeneruar ne goditje me qyte pistolete. Oficeri Rigels.I i ka marre kolegut armen dhe e ka goditur me qyten e saj ne pjesen e prapme te kokes duke i shkaktuar demtime te renda.Banoret e zones ata që kane lajmeruar koleget e dy oficereve te cilet arriten deri në perlesheshje me armet e sherbimit. Oficeri i plagosur u dergua menjehere per ne spital ndersa ndodhet jashte rrezikut per jeten, ndersa kolegu agresor mesohet se ndiqet ne gjendje te lire per shkak te denoncimit qe ka bere kolegu i tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi