Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konferenca për trashëgiminë kulturore, Topi vizitë në Serbi Empty Konferenca për trashëgiminë kulturore, Topi vizitë në Serbi

Fri 2 Sep 2011 - 18:52
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi viziton sot ne Serbinë ku është i ftuar ne konferencen rajonale per trashëgiminë kulturore.Sipas axhendes zyrtare të vizites, kreu i shtetit do te qendroje atje deri ne datën tre shtator, gjate te ciles do te zhvilloje takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme qe do jene pjese e konferences.Kjo eshte vizita e parë e presidentit Topi ne Serbi, ne cilesine e presidentit, pasi një vit më parë pati refuzuar të ishte pjesë e samitit të presidentëve të Europës Juglindore në Novi Sad, një samit që mbahet çdo vit, për shkak të situatës politike dhe mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në kohën kur serbët bojkotonin çdo takim ku ftoheshin përfaqësuesit e Prishtinës.Konferenca do të mbahet me datë 2 shtator në qytetin e kohës romake, Viminacijum, afër qytetit të Pozharevcit dhe ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë, ndërkaq për herë të nëntë organizohet me shefat e shteteve të Europës Juglindore dhe këtë vit organizohet nga presidenca serbe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi