Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Efekti jo real i kafes së mëngjesit  Empty Efekti jo real i kafes së mëngjesit

Sat 3 Sep 2011 - 12:48
Efekti jo real i kafes së mëngjesit  KafjaMiliona persona në të gjithë botën e kanë të pamundur të fillojnë ditën pa kafen e mëngjesit.

Por, sipas një studimi të fundit, efekti stimulues i saj mund të jetë vetëm psikologjik.

Kërkuesit britanikë kanë studiuar 88 vullnetarë, të cilët ishin “të dashuruar” me kafen dhe që nuk mund të shtynin ditën pa dy kafe.

Disave prej tyre iu dha kafe duke i thënë se ishte pa kafeinë. Të tjerëve iu dha një filxhan pa kafeinë, por iu tha që përmbante kafeinë.

Pas kësaj, vullnetarët iu nënshtruan një testi për të parë aftësinë e reagimit. Rezultatet treguan se ata që kishin pirë kafe me kafeinë nuk patën performancë të mirë, ndërsa personat që mendonin se kafja e tyre përmbante kafeinë reaguan më mirë në testin që konsistonte në dallimin e ngjyrave.

“Mendimi se kemi konsumuar kafeinë bën që të rritet përqendrimi”, theksojnë kërkuesit e universitetit të Londrës.

Studime të tjera tregojnë që 3 kafe në ditë ulin rrezikun e sëmundjes së Alzhajmerit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi