Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Berisha: Vrasjet në familje dhe për gjakmarrje, dënime më të rrepta Empty Berisha: Vrasjet në familje dhe për gjakmarrje, dënime më të rrepta

Wed 6 Mar 2013 - 13:44
Berisha: Vrasjet në familje dhe për gjakmarrje, dënime më të rrepta Berisha%20ne%20mbledhje

Kryeministri Sali Berisha mbledhjen e sotme të Këshillit të
Ministrave e konsideroi si ditën e reformave të mëdha, ku ai propozoi
disa ndryshime, në kodin civil, në arkivimin e informacioneve,
urbanistikës etj.

Ai konstatoi se është e domosdoshme ndërhyrje në dy drejtime; nxitjen
e prodhimit nëpërmjet heqjes së taksës dhe tarifave mbi prodhimin dhe
së dyti në drejtim të krahut të punës.

“Pra nëse ekonomia shqiptare arriti të ruajë rritjen ekonomike,
arriti të mos bjerë në recension, arriti të kontrollojë borxhin, të ruaj
stabilitetin makroekonomik, kjo për shkak të referomave që
ndërmorëm. Në mënyrë që ekonomia shqiptare të rritet dhe shqiptaret të
punësohen janë të domosdoshme ndërhyrje në dy drejtime. Së pari nxitje e
prodhimit nëpërmjet heqjes së taksës dhe tarifave të tjera mbi
prodhimin; së dyti, është në drejtim të krahut të punës. Në përputhje me
normat dhe standardet ndërkombëtare, krahu ynë i punës është i
stabilizuar, krahu ynë i punës është më i kualifikuari, sigurish që ka
vend edhe për ndryshime. Ndërhyrja që bëmë duke hequr tatimin mbi të
ardhurat personale prej 10% dhe duke marrë përsipër përballimin e
taksave për të rrinjt që punësohen për tre vjet, janë reforma shumë të
rëndësishme që do të kenë ndikim në punësim”,- tha Berisha.

Duke trajtuar problemet e fshatit, kryeministri tha, "Unë e di se
fermërët shqiptarë, afaristët, biznesmenët, janë duke pritur që disa
vendime të jenë në fuqi. Do të thoja se edhe nëse ka mbetur ndonjë
sugjerim i tyre jashtë listë, ajo në frymë e në parim është në listë,
dhe vendosja e saj është vetëm çështje burokracie, pasi është
pashmangshme."

Lidhur me industrinë e peshkimit, Berisha tha se, “listës i shtohen
të gjitha mjetet e peshkimit dhe gjithçka për industrinë e tij. Listës i
shtohen të gjitha ushqimet dhe mjetet e domosdoshme që përdoren në
akuakulturë por pa dëmtuar prodhimin vendas. Ne kemi vendosur që të
heqim taksën nga gjithçka që rrit prodhimin, duke mos dëmtuar atë
vendas, p.sh. për farën e grurit. Këtë e pritën shumë mirë fermerët e
Lushnjës, sepse vendosëm që do të përdoret ajo e vendit. Madje, edhe ajo
e vendit do shitet pa TVSH, duke u kompletuar me heqjet e reja të
TVSH-së dhe të çdo tarife doganore."

Plan për të decdentalizuar urbanizimin

Ndryshime ligjore njoftoi Berisha edhe në funksion të decentralizimit të kompetencave të pushtetit vendor.

“Me ndryshimet në ligjin e Urbanistikës, (të miratuar nga Bashkia e
Tiranës e kryesuar nga Lulzim Basha), ligj të cilin paraardhësi i tij se
bëri dot për 11 vjet duke e premtuar për çdo vit, është bërë e mundur
të shkëputemi nga qëndrimet centraliste, të trashëguara nga koha e
diktaturës komuniste. Është koha që qeveritë vendore që kanë planet
rregulluese si kushtetutë të territorit që administrojnë, të kenë të
gjitha kompetencat të pandikuara nga qeveria qendrore, përveç objekteve
të karakterit kombëtar”, tha ai.

Dënime më të rrepta për autorët e krimit në familje dhe vrasjet për gjakmarrje

Berisha deklaroi me tej se do te ketë ndryshime në Kodin Penal ku do
përfshihen dënime më të rrepta për autorët e krimit në familje, vrasësit
e policëve dhe vrasjeve për gjakmarrje.

“Së shpejti do të paraqesim për miratim një paketë ndryshimesh në
Kodin Penal që synon t’i japë përgjigjen e merituar situatës së krimit
në vend. Nëse burri e konsideron gruan si një skllave që mund ta vrasë
kur t’i teket, natyrisht që policia ka vendin e vet, por rolin kryesor e
ka shoqëria. Ai ligj që para pak vitesh mezi vepronte tani do i kujtojë
atij që ngre dorën ndaj familjarëve të vetë se do marrë gjykimin më të
rreptë nga ligji”,- shtoi ai.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi