Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtimi në hënë 40 vjet më parë. Hapi i vogël që tregoi hapin e madh të njerëzimit  Empty Udhëtimi në hënë 40 vjet më parë. Hapi i vogël që tregoi hapin e madh të njerëzimit

Thu 8 Sep 2011 - 21:39
Komandanti Frank Borman ishte shumë i qartë në lidhje me faktin se asnjë në anijen kozmike që drejtonte ai, s’do të dehej në rrugën e kthimit nga Hëna. NASA kishte paketuar disa shishe konjaku në miniaturë, në bordin e “Apollo 8”. Sidoqoftë, “Apollo 8” e kishte fituar të drejtën për të festuar. Ishte koha e Krishtlindjeve 1968, fundi i një viti të vështirë. Në prill ishte vrarë Martin Luther King Jr; në qershor kishte pasuar vrasja e Bobby Kennedy-t; në gusht, Konventa Demokrate në Çikago ishte shpërbërë nën trazira të përgjakshme; dhe në çdo muaj të atij viti, 1200 kishin vdekur në Vietnam. Ndaj, njerëzit kishin gjëra të tjera në mendje, kur në tetor “Apollo 7” – e para e tre anijeve “Apollo” – i kishte rënë përqark orbitës së tokës. Dhe njerëzit mund të kishin qenë po aq indiferentë dhe atë dhjetor, kur “Apollo 8” u nis drejt hapësirës, përveç faktit se ajo do shkonte pak më larg se orbita e tokës kësaj radhe. Në gusht të atij viti, CIA kishte njoftuar NASA-n se Bashkimi Sovjetik kishte në plan të çonte një anije “Zond” rreth Hënës, përpara fundit të vitit. Nuk ishte e sigurt nëse “Zond” do të kishte njerëz në bord, por nëse do kishte, kjo do ishte një njollë më shumë për SHBA-në, e cila së fundmi kishte hyrë në një garë hapësinore me Bashkimin Sovjetik. Kështu, atë verë NASA u tha Borman, Lovell dhe Anders të përgatiteshin. Plani për fluturimin e tyre në orbitën e tokës do të ndryshohej përreth orbitës së Hënës. “E mendova pak dhe arrita në përfundimin se kishin një të tretën e mundësisë për sukses, një të tretën e mundësisë për të mbijetuar nga ndonjë aksident, dhe një të tretën e mundësisë për të mos u kthyer më”, thotë sot Anders, tashmë 75 vjeç.
Më 21 dhjetor 1968 ekuipazhi u nis drejt hapësirës. Udhëtimi treditor përreth Hënës nuk la ndonjë mbresë të veçantë, ishte shkelja e njeriut të parë në Hënë ajo çka do kthehej në mision historik. Kishte dy transmetime direkt me tokën, ku astronautët u shfaqën duke bërë me dorë nga kamera. Por në mbrëmjen e Krishtlindjeve ekuipazhit iu desh të përballej me punë të vështirë. Vendosja e “Apollo 8” në orbitën përreth Hënës ishte një manovër që përfshinte kthimin e anijes mbrapsht dhe ndezjen e motorit të fuqishëm për katër minuta e gjysmë. Mekanika orbitale kërkonte që kjo manovër të ndodhte në pjesën e errët të Hënës, krejtësisht jashtë kontaktit me tokën. Atë natën, teksa familjet mbaruan darkën e Krishtlindjeve, astronautët e kthyen kameran nga dritarja, nga ku u shfaq një pamje gri e botës aliene, së cilës po i vinin përqark. Në gjithë planetin, numri i teleshikuesve ishte më i larti ndonjëherë në historinë e audiencës televizive.
Eksplorimi i Hënës
Që prej momentit, kur Neil Armstrong shkeli në Hënë, ne jemi ndierë sikur e njohim atë vend. Ajo është e ftohtë, ka kratere, e përhimët dhe sterile. Çfarë ka më shumë për të ditur? Shumë, në fakt. Deri tani, astronautët kanë vizituar vetëm ekuatorin relativisht shterpë të Hënës dhe kur Armstrong fillimisht u ul në sipërfaqen e Hënës në periudhën e teknologjisë së dobët, shumë prej teknologjisë së sotme të detajuar, as që ekzistonte. Kështu, shkencëtarët akoma nuk dinë shumë për depozitat e akullit në Hënë apo përbërjen minerale, apo mospërputhjet në fushën e gravitetit. Askush s’i ka parë ndonjëherë rajonet e hijezuara në polet e Hënës.
Misioni i fundit
Në prill të vitit 2009 NASA pritet të lëshojë në hapësirë anijen kozmike “Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO)”, një mision 491-dollarësh, i cili do ta ofrojë më të përcaktuar Hënën, më në fund duke u dhënë mundësinë shkencëtarëve ta diskutojnë në të njëjtin nivel të detajuar si, le të themi, Saturnin apo Marsin.
LRO do të grumbullojë matje nga një orbitë e ulët prej 50 kilometrash, për një vit të tërë. Kamera e kësaj rakete do të zmadhojë imazhet tri herë më shumë se ato të të viteve ’70. Studiuesit do të krahasojnë imazhet e LRO-së me ato të fotografuara nga astronautët, në misionet përreth orbitës së Hënës. LRO gjithashtu do të studiojë vendin e uljes së “Apollo 11” në Hënë, çka do të thotë se ne mund të shohim në pamje tjetër të gjurmës më të famshme njerëzore, thuajse pas katër dekadash. LRO nuk do t’i mbledhë të dhënat e vendit të uljes së “Apollo 11” për hir të nostalgjisë, por si pjesë e një studimi për ndryshimet e sipërfaqes së Hënës, të cilat mund të tregojnë sesa copëra hapësire kanë goditur çdo vend, qëkur astronautët kanë shkelur aty për herë të fundit. “Ne s’kemi asnjë vend tjetër në univers, të cilin mund ta krahasojmë me atë çka dukej para 40 vitesh, me pothuajse të njëjtin rezolucion”, u shpreh Jim Garvin, shkencëtar në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore në NASA dhe një prej ithtarëve të parë të LRO-së.
Kolonizimi
Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. Është një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës. Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë. Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: “... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor...është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtimi në hënë 40 vjet më parë. Hapi i vogël që tregoi hapin e madh të njerëzimit  Empty Re: Udhëtimi në hënë 40 vjet më parë. Hapi i vogël që tregoi hapin e madh të njerëzimit

Thu 8 Sep 2011 - 21:40
Lokalitetet e mundshme për kolonizim
Marsi është një objekt i përhershëm diskutimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është e ngjashme me sipërfaqen e thatë të tokës, mund të ketë rezerva uji dhe ka karbon. Marsi ka kaluar procese të njëjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe përmban xeherorë mineralë të çmuar, megjithëse ky fakt është në debat e sipër. Ka interesa të forta shkencore për kolonizimin e Marsit, për shkak të mundësisë se jeta mund të ketë ekzistuar në planet në një pikë të caktuar të historisë, dhe madje mund të ekzistojë në pjesë të caktuara të tij. Klima e Marsit është më e ftohtë se ajo e tokës. Graviteti i tij është vetëm sa një e treta e atij të tokës; nuk dihet akoma nëse një gravitet i tillë është i mjaftueshëm për jetën e njerëzve në periudha të zgjatura kohore.

Merkuri
Sipas sugjerimeve të ndryshme shkencore, Merkuri mund të kolonizohet duke përdorur të njëjtën teknologji dhe mënyrë si tek Marsi. Koloni të tilla do të vendosen domosdoshmërish në rajonet polare, për shkak të temperaturave ekstreme në lokalitetet e tjera të planetit.

Venusi
Sipërfaqja e Venusit është shumë e nxehtë dhe ka presion atmosferik, të paktën 90 herë më të lartë se nivelin e detit në tokë. Sidoqoftë, atmosfera masive ofron një lokalitet alternativ të mundshëm për kolonizim. Në një lartësi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet në atmosfera më të vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradë celsius. Kjo pjesë e atmosferës gjendet në retë e dendura, të cilat përmbajnë acid sulfurik. Edhe këto re mund të jenë një element pozitiv për kolonizimin pasi paraqesin një burim të mundshëm uji.

Gjigandët e gaztë
Mund të jetë e mundur të kolonizohen dhe tre prej gjigandëve më të largët të gaztë, siç janë Jupiteri, Saturni, Neptuni, me qytete lundruese në atmosferën e tyre. Duke ngrohur balona hidrogjeni, mund të krijohen masa të gjera me të njëjtin gravitet, si ai i tokës. Jupiteri është më pak i përshtatshëm për banim, për shkak të gravitetit të tij të lartë, shpejtësisë dhe rrezatimit. Koloni të tilla mund të eksportonin Helium-3 për përdorim të reaktorëve të fuzionit, nëse do krijoheshin ndonjëherë.

Hëna
Për shkak të afërsisë me tokën, hëna e planetit tonë është gjithashtu një mundësi për kolonizim. Ajo ka prioritetet se është pranë tokës duke mundësuar shkëmbin e mallrave dhe shërbimeve. Një disfavor i hënës është mungesa e avujve, të nevojshëm për jetën, siç janë hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit që mund të ekzistojnë në disa kratere polare mund të shërbejnë si burime për këto elementë. Gravitet i ulët i sipërfaqes së tokës është gjithashtu një shqetësim.

Orbita e Tokës
Po të krahasohet me lokalitete të tjera, orbita e Tokës ka avantazhe të konsiderueshme dhe një problem të madh, por të zgjidhshëm. Orbitat pranë Tokës mund të arrihen brenda disa orëve, ndërsa Hëna është disa ditë larg dhe udhëtimet për në Mars zgjasin me muaj të tërë. Ka një forcë diellore të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në orbitat e larta të Tokës, ndërkohë që gjithë planetët e tjerë e humbasin dritën e diellit të paktën gjysmën e kohës. Mungesa e peshës e bën ndërtimin e kolonive të mëdha më të lehtë se në një ambient me gravitet.
Jeta në hapësirë
Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

Nëse ekspozoheni në vakuumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.

Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakuumit për 15 sekonda.

Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.

Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.

Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.TO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi