Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arsyeja kryesore e divorceve Empty Arsyeja kryesore e divorceve

Fri 9 Sep 2011 - 21:13
Arsyeja kryesore e divorceve NdarjeNuk është më tradhëtia arsyeja kryesore e divorcit të çifteve të martuar.

Sipas një studimi britanik, motivi më i zakonshëm është “growing apart”, që do të thotë ndryshimi i partnerëve gjatë kohës duke u bërë të papërshtatshëm për të vazhduar jetën së bashku.

Studio e të drejtave familjare “Grant Thornton” bën një sondazh që nga viti 2003 dhe në fillim të studimit arsyeja kryesore e divorceve ishte tradhëtia bashkëshortore.

Ditët e sotme, arsyet janë: përfundimi i dashurisë (27%), sjellja irracionale e partnerit (17%), kriza e moshës së mesme (10%) dhe paratë (5%).

Gjithsesi, tradhëtia mbetet në vendin e dytë si shkaktare e divorcit në 25% të rasteve.

“Tradhëtia është diçka që njerëzit janë mësuar tashmë ta pranojnë dhe ta kapërcejnë falë personazheve të famshëm. Shumë çifte VIP-ash kanë vazhduar të qëndrojnë bashkë edhe pse nuk janë treguar besnikë ndaj njëri-tjetrit”, shpjegon Luisa Plumb, drejtoresha e “Grant Thornton”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi