Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook, shkaku kryesor i divorceve Empty Facebook, shkaku kryesor i divorceve

Wed 4 Jan 2012 - 20:12
SHBA, 3 Janar 2012, NOA/ Rid Bulku - Që rrjeti social i Facebook është shkak i shumë ndarjeve dhe grindjeve mes çifteve diçka e tillë dihej prej kohësh.Por tani bëhet e ditur se ai është kthyer në arsyen kryesore të shkaqeve të divorcit, kjo të paktën në Britaninë e Madhe.Fakti evidenohet nga një studim i sitit Divorce-Online që plotëson me shërbime të ndryshme, çiftet që dëshirojnë të ndahen pas krizave që kanë kaluar.

Facebook, siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, citohet nga studimi, si përgjegjëse në 33% të rasteve të divorcit (në 2009 ishte në kuotën 20%). Ndërsa rrjetet e tjera sociale si Twitter nuk arrijnë as në 0,5%.

Mes sjelljeve më të zakonshme të përdorur si prova, janë mesazhet jo të “duhura” që i janë dërguar personave të tjerë të seksit tjetër, thënë troc, mesazhet që bashkëshorti dërgon përmes Facebookut në femra të tjera janë të mbushura me hapësirë për të dyshuar tradhti. E njëjta gjë dhe për gratë që flirtojnë përmes rrjetit social me afro 800 milionë anëtarë në të gjithë botën. r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi