“Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit
Tue 27 Sep 2011 - 10:26
“Perjete bashke ne te mire e te keq” qe te tere e pohojne para zyres se gjendjes civile, vjen nje moment kur del se nuk paska qene thene seriozisht. Perndryshe, cfare kuptimi ka qe ne shtate muaj ne Gjykaten e Tiranes ka pasur 700 cifte te ndare. Duket sikur te divorcohesh tashme eshte kthyer ne mode. Madje me keq se mode, eshte kthyer ne nje proces te ngjashem me, “po iki te blej buken”.
Cdo vit e me shume rritet numri i personave te cilet drejtohen ne dyert e gjykates per t’i dhene fund ligjerisht kurores se tyre martesore. Padite civile me objekt: “zgjidhje martese”, qe vijne e regjistrohen prane sekretarise se organit gjykues jane gjithmone me te shumta. Ata qe ngrene padine ne me te shumten e rasteve jane meshkuj, por vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem edhe numri i femrave te cilat marrin guximin per ti dhene “duart” bashkeshortit e kjo per nje sere arsyesh.
Po ti hedhesh nje sy ketyre ceshtjeve te gjitha fillojne me; “Jane lidhur me njohjen dhe pelqimin e tyre reciprok pasi kane kaluar x vite martese ne cift kane filluar grindjen dhe mosmarreveshjet…”.
Ne statistikat e marre nga ky organ vihet re se eshte rritur shume mosha e personave qe ndahen, qe do te thote, nuk divorcohen vetem ata qe kane pak vite martese, por edhe ata qe kane mbi 20 vjet dhe habia ne te tilla raste eshte arsyeja qe i ka cuar keta cifte ne dyert e gjykates; Mos perputhje karakteri. Pas me shume se 20 vjetesh jete bashke kuptojne se kane mosperputhje…
Gazeta ka siguruar disa nga vendimet e divorceve dhe fabulat e tyre te ndarjes jane nga me te ndryshmet… duke filluar qe nga besnikeria e deri kushtet ekonomike, emigrimi. Ne njeren prej tyre lexohet se:
“Martesa e midis burrit dhe gruas eshte lidhur pas nje periudhe njohjeje rreth nje vjecare. Fruti i marteses midis tyre eshte vajza, A. Sipas shpjegimeve te te vete bashkeshortit i cili ka paraqitur edhe kerkesen per divorc, marredheniet bashkeshortore kane qene relativisht te mira, kurse grindjet dhe acarimi i tyre kane filluar ne vitin 2008. Shkaqet e kesaj gjendjeje, sipas tij, ishin grindje te filluara pa ndonje arsye thelbesore, apo pakenaqesia qe ajo shfaqte per kushtet dhe menyren e jeteses.
Gjithashtu sipas bashkeshortit, gruaja e tij ishte shume impulsive dhe nevrike, cka ndikonte ne humbjen e qetesise se deshiruar familjare. Si pasoje e kesaj gjendje debatet ndermjet tyre u bene edhe me te shpeshta dhe ne kete menyre ajo u largua nga banesa, duke braktisur bashkeshortin dhe vajzen e tyre. Ne keto kushte kur bashkejetesa eshte nderprere, per shkak te grindjeve dhe mosmarreveshjeve te shumta, martesa e ka humbur funksionin dhe qellimin e saj dhe ajo duhet te zgjidhet edhe nga ana ligjore”. Keto jane shkaqet e njeres prej 700 padive ne gjykate. Ajo qe te bie ne sy eshte se gjykata para se ta kaloje ceshtjen per shqyrtim ka nje seance pajtimi, ku i kerkon cifteve te reflektojne dhe te shohin mundesin e ribashkimit. Me gjithe keto perpjekje numri i cifteve qe ka ndryshuar mendjen ne seancat e pajtimit eshte zero.
Arsyet
Varferia, tradhtia, emigrimi, jane disa nga arsyet qe i cojne njerezit drejt divorcit pa e mbajtur deri ne fundit premtimin qe i kane dhene njeri-tjetrit per te ndare jeten bashke. Por ajo qe eshte vene re nga avokatet dhe gjyqtaret, kohet e fundit eshte shtuar nje tjeter arsye qe i cojne ciftet ne divorc… Ai ose Ajo nuk e duan me njeri-tjetrin. Mes tradhtise, krizes ekonomike, dhunes fizike e psikologjike dhe emigracionit ne zyrat e gjykates degjohet gjithmone e me shpesh fjalia: ‘nuk te dua me, kaq ishte…!’ Kur vejne puna te emigrimi, ka sjelle pasoja te renda sociale ne familjet shqiptare.
Tashme, gjysma e kerkesave per divorc kryhet nga grate qe jetojne vetem per nje periudhe te gjate kohe. Rastet kane qene nga me te ndryshmet, duke filluar nga ata pa femije, e deri tek ata bashkeshorte qe kane me teper se pese femije. Ceshtjet e tradhtise bashkeshortore, te cilat dikur ishin te vetmet qe conin ciftet shqiptare ne divorc, tashme zene nje perqindje te vogel. Sipas te dhenave statistikore te Gjykates se Tiranes, shifrat rriten, kjo dhe per shkak te rritjes se popullsise se kryeqytetit. Megjithate, shifrat jane dyfishuar po t’i krahasohen me tri ose kater vite me pare.
Burimi: Femra.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi