Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përparësitë e divorcit Empty Përparësitë e divorcit

Fri 28 Jun 2013 - 0:37
Kurrë nuk ju mbyllen dyert, e që të mos ju hapen disa dritare. Shfrytëzojeni kohën sa jeni të lirë, sepse jeta edhe atëherë ofron shumë gjëra të bukura për t’i përjetuar në liri derisa të mos ju ofrohet shansi i ri.Në momentet kur të jeni vetëm mund ta kuptoni që fakti që dikush ju ka braktisur nuk është e thënë që patjetër të jetë gjë e keqe. Nëse do të mbeteni vetëm, kujtojini këto gjëra:

Tani keni kohë të mjaftueshme që të realizoni tërë atë që keni dëshiruar
Në periudhën kur jeni vetëm keni më shumë kohë që t’i kushtoheni pasionit tuaj, ndërkaq më në fund mund të gatuani dhe të hani çkado që dëshironi.

Mund të flini vetëm
Tani e keni tërë shtratin në dispozicion, askush nuk do t’ju gërhit afër kokës, ndërkaq më në fund në shtrat mund t’ju bashkohen macja apo qenushi juaj.

Më në fund, më shumë kohë për miqtë dhe për shoqërinë
Miqtë dhe familja do t’ju bëhen më të afërt, sepse do të mund të kaloni më shumë kohë me ta.

Kënaquni me pasionin tuaj
Kohën e lirë që tani e keni në dispozicion në jetën tuaj plotësojeni me diç që vërtet dëshironi, dhe në këtë mënyrë do t’i karikoni bateritë dhe do të keni ndjenjën që jeni plot energjji.

Dilni në takime me të tjerët
Statusi i këtillë ju mundëson që lirisht të dilni dhe të njihni njerëz të rinj. Mos harroni që të rrezatoni energji pozitive dhe mos u merrni me të kaluarën.

Binduni që tani jeni të lirë
Tani mund të vishni çkado që dëshironi, të flini gjumë sado që dëshironi, ndërkaq kur të ktheheni vonë në shtëpi nuk keni nevojë t’i jepni llogari askujt.

Hapësirën tuaj jetësore rregullojeni sipas shijes suaj
Shtëpinë tuaj mund ta rregulloni deri në perfeksion, apo të mos çani kokën fare për rregull, vendimi është juaji. Tani mund t’i lejoni personalitetit tuaj të dalë në dritën e ditës.

Shfrytëzojeni mirë kohën kur jeni të lirë, sepse mund të paraqitet në jetën tuaj ndonjë person kur më së paku e prisni.../Telegrafi/
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Përparësitë e divorcit Empty Re: Përparësitë e divorcit

Fri 28 Jun 2013 - 13:10
Divorci ndodh ne ate rast kur mardhenia bashkeshortore nuk funksionon me.
Mendoj se do te ishte nje rast "ekstrem" te flasim per perparesi ndaj divorcit,kur ne rasten e shumta shkaqet kryesore jane ekonomia shume e dobet si dhe injoranca e mirfillte per raportet njerezore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi