Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes Empty 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes

Tue 17 Jul 2012 - 19:47
Dasma po afron.. Ja 10 hapat baze per te filluar me planifikimin1. Imagjinoni dasmen e endrrave tuaj.Filloni te shikoni te vizualizoni cdo gje qe me pare ka qene per ju “dasma ideale”. Tani ka ardhur koha per ta bere ate reale dhe te prekshme. Uluni dhe mendoni mbi llojin e ceremonise, madhesine, stilin, periudhen dhe elemente te tjera si keto. Mendoni se kjo eshte dita juaj, dhe asgje tjeter nuk ka me shume rendesi, se sa realizimi i pritshmerise se ciftit.

2. Ndertoni listen e te ftuarve
Nje menyre e mire per te qene koherente me te gjithe te ftuarit eshte: ndertoni nje plan A, nje liste ku do te perfshini te gjithe ata qe DUHET te jene ne ceremoni. Ndertoni gjithashtu edhe nje liste B, ku do te rendisni te gjithe ata qe ju do te deshironit ti perfshini. Nese disa persona te listes A nuk konfirmojne pranine e tyre, mund te shtoni disa te tjere te zgjedhur nga lista B. Kjo eshte nje menyre mjaft e thjeshte, qe do tju ndihmoje te jeni te organizuar, te mos devijoni nga buxheti, dhe te mos lini te paftuar asnje person te rendesishem. Mbani parasysh qe sa me shume njerez te ftoni aq me shume shpenzime do te kete per ju.

3. Buxheti
Dasmat jane te kushtueshme. Qe te mos mbeteni te habitur diten qe do te paguani te gjitha faturat, organizohuni qe ne fillim. Mblidhni te gjithe te afermit, merrni makinen llogaritese dhe caktoni nje buxhet realist. Caktoni nje liste prioritetesh, pershembull: ka me shume rendesi pamja juaj dhe dekori i ambientit, apo ushqimet dhe komoditeti i te ftuarve? Duke vendosur prioritet ju do ta keni te qarte se ku do ju duhet te investoni me shume. Mbani shenim cdo shpenzim qe do te beni per secilen kategori.

4. Mbani bllokun tuaj te planifikimit
Nje planifikuesi te mire, i duhen 2 elemente, nje aparat fotografik dhe nje bllok shenimesh. Filloni me bllokun dhe mbani aty shenim cdo informacion, si pershembull kontaktet me shitesit , listen e te ftuarve, te dhenat mbi veshjen e ciftit, detaje mbi ceremonine, dekorin, lulet , menune kryesore, dhe gjithe elementet e tjere te dasmes. Se dyti mbani gjithmone me vete nje aparat fotografik. Asnjehere nuk i dihet se cfare mund tju frymezoj, prandaj cdo detaj qe ju terheq vemendjen dhe mendoni se mund ta perdorni me vone, fotografojeni dhe bashkangjiteni me materialet e tjera te bllokut te shenimeve.

5. Zgjidhni daten
Mendoni ne fillim per stinen. Do t’ju pelqente me teper nje peisazh i mbuluar nga Debora, apo nje mbremje vere ku mund te vallezoni nen driten e yjeve? Mendoni per dy alternativat me te mira. Nese nuk pershtatet alternativa e pare atehere fokusohuni te e dyta. Evitoni ditet e festave. Cmimet jane me te shtrenjta dhe ka me shume kaos.

6. Zgjidhni vendin ku do te zhvillohet ceremonia
Clirojeni imagjinaten dhe dilni nga kufinjte e tradicionales. Kujtoni edhe nje here endrrat tuaja te femijerise…aty ku perpara se te perfytyronit dhendrin, mendonit per fustanin, vendin, ceremonin, torten dhe muziken. Dita per ti bere keto endrra realitet po afron, prandaj lereni veten te lire edhe nese shkoni drejt alternativave ekstreme, si pershembull nje ceremoni ne ajer, ne teleferik, ne plazh, ne mal, ne kopshtin zoologjik, botanik, apo ne nje vreshtari…

7. Organizoni festen
Perpiquni te perfshini sa me shume njerez ne party. Pervec prezences se miqve me te ngushte, jepini secilit nga nje rol ne feste. Ne kete menyre do te evitoni edhe situata te pakendeshme.

8. Blerja e fustanit
Kjo eshte mjaft e rendesishme, por eshte e thjeshte. Vizitoni galerine e fotove ne eebsitin tone. Aty mund te gjeni nje larmishmeri fustanesh. Studjoni me vemendje te gjitha llojet dhe stilet e paraqitura. Sigurisht qe nje prej tyre do t’ju ngelet ne mendje. Caktoni nje dite per te shkuar ne dyqanin perkates. Do te ishte mire qe kete dite te jeni ne shoqerine e mikeshes tuaj me te mire. Mos harroni te merrni me vete dhe nje pale kepuce me take, nje pale recipeta te pershtatshme, dhe nje kapese flokesh. Ne kete menyre do ta keni me te lehte te percaktoni se si ju duket fustani.Ne kategorite e tjera mund te gjeni keshilla me specifike mbi zgjedhjen e fustanit te pershtatshem, ne baze te trupit dhe permasave fizike, por edhe te stilit te dasmes, stines, llojit te ceremonise, vendit dhe shume faktoreve te tjere.

9. Filloni rezervimet
Sapo te keni rene dakord mbi llojin e dasmes, filloni me prenotimet e vendit te ceremonies, fotografit, pasticerise, stilistes dhe estetistes. Sigurohuni ta beni kete ne avance. Ne kete menyre jeni te sigurt qe do te jeni ne duart e profesionisteve qe ju vete keni zgjedhur. Te zgjedhesh ate qe eshte ideale eshte mjaft e veshtire, pothuajse e pamundur. Prandaj nese e shihni se nje elemente i permbush 80 per qind te parashikimeve tuaja, mos hezitoni te beni prenotimin.

10. Mbeshtetuni ne ndihmen e miqve dhe te afermve
Ne cdo faze te planifikimit dhe organizimit te ceremonise mos harroni se nuk jeni vetem. Merrni sa me shume informacion dhe pranoni keshillat dhe mbeshtetjen e atyre qe ju qendrojne prane. (marled.al)
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes Empty Re: 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes

Wed 18 Jul 2012 - 9:46
o ku me gjet nusen se tjerat jane shume lehte .
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes Empty Re: 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes

Wed 18 Jul 2012 - 10:16
10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 2585209286 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 2585209286 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 2585209286 sa shume gjona u dashkan ,,te zeka fryka me u martu 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 296192 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 3874095230 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes 984495496
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes Empty Re: 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes

Wed 18 Jul 2012 - 14:21
keto jane info te rendesishme ................per Tironcin se ka per te lene ca si shume leke per dasmen grrrr
Sponsored content

10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes Empty Re: 10 hapat kryesore te planifikimit te dasmes

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi