Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovë, meshë solemne në përvjetorin e Nënë Terezës Empty Kosovë, meshë solemne në përvjetorin e Nënë Terezës

Sat 10 Sep 2011 - 13:34
Kosovë, meshë solemne në përvjetorin e Nënë Terezës Nene_terezaNë 14 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, sot në katedralen e Prishtinës, në kuadër të festës së Nënës Terezë, u mbajt një meshë solemne, e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.
Mesha u drejtua nga delegati apostolik i Papës, shkëlqesia e tij Imzot Juliusz Janosz.
“Jam i sigurt se dashuria juaj për Kishën dhe per Papën do të jetë e durueshme dhe e mirëfilltë në proceset e stabilizimit të gjendjes politike dhe kishtare” tha mes të tjerash Imzot Janosz.
Të pranishëm në Festën e Nënës Tereze ishin edhe përfaqësues nga institucionet e Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare, por edhe Arqipeshkvi i Tivarit , Zef Gashi.
Nënë Tereza ka lindur në Shkup në vitin 1910, dhe vdiq me 5 shtator të vitit 1997 në moshën 87 vjeçare. Ajo kaloi 45-vjet në shërbim të plotë të varfërve, të të sëmurëve, jetimëve duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën. Në vitin 1979 ajo mori Çmimin Nobel për Paqe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi