Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kërcënohet drejtori i përgjithshëem i policisë Hysni Burgaj? Empty Kërcënohet drejtori i përgjithshëem i policisë Hysni Burgaj?

Sun 11 Sep 2011 - 14:02
Rriten masat e sigurisë në banesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Ende nuk janë dhënë motive zyrtare për këtë rritje të nivelit të sigurisë personale dhe familjare për kryepolicin e vendit, por burime të rezervuara brenda Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit konfirmuan për Shekullin se janë urdhëruar efektivë të shtuar të Drejtorisë së Tiranës, të komisariatit nr.4, agjentë krimesh dhe patrulla e përgjithshme e policisë, të qëndrojnë në rrugën “Ferit Xhajko”, me fokus në zonën e ngushtë të banimit të z.Burgaj.
Vetë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, i kontaktuar në telefon ngagazeta
“Shekulli”, nuk pranoi të jepte komente. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së “Shekullit”, nëse kishte ndonjë koment mbi rritjen e masave të sigurisë për të dhe familjen e tij. As zëdhënësja e Policisë së Shtetit, nuk pranoi të jepte komente mbi çështjen duke thënë në linjë telefonike se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.Por agjentë të Vëzhgimit të Njësisë Operacionale të Policisë së kryeqytetit, agjentë të krimeve të drejtorisë së policisë si dhe patrulla të komisariatit nr.4, janë instaluar në zonën ku banon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shihen lehtë nga një vëzhgim në zonë. Burimet thanë se urdhëri për rritjen e masave të sigurisë për z.Burgaj dhe familjen është dhënë pasditen e premtes rreth orës 16:00.

Burime të ndryshme brenda policisë të pyetura dje, konfirmuan se ka një situatë shumë të nderë tensioni mes drejtorit Burgaj dhe nëndrejtorit Agron Kuliçaj, pas publikimit disa ditë më parë të një kabllogrami të Ambasadës Amerikane ku thuhet se Burgajt ju kërkua nga Ambasada të hiqte Kuliçajn nga detyra për shkak të rasteve të korrupsionit dhe dyshimeve për bashkëpunim me Dritan Dajtin. Burgaj i është përgjigjur ambasadorit në bisedën konfidenciale se ai dhe të tjerë në polici e njihnin problematikën e Kuliçajt por ai nuk kishte pushtet mbi të megjithëse e kishte vartës. Burgaj i tha Ambasadorit që lëvizjen e Kuliçajt mund ta bënte vetëm Sali Berisha.

Prej ditës së botimit të këtij kabllogrami marrëdhëniet Burgaj-Kuliçaj kanë qenë shumë të tensionuara. “Burgaj nuk është paraqitur në zyrë ditën pas publikimit në media të kabllogramit të Wikileaks, madje gjatë ditëve të fundit janë shtuar zërat në korridoret e Drejtorisë se Burgaj do hiqet nga kjo detyrë, – i tha Shekullit, i njëjti burim policor që konfirmoi rritjen e masave të sigurisë për kryepolicin e vendit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi