Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërcënohet fizikisht Empty Kërcënohet fizikisht

Sun 13 Nov 2011 - 18:10
Kërcënohet fizikisht 1222482000-AdelinaDje në orët e paradites është kërcënuar verbalisht për të kaluar në kërcënim fizik, këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismaili nga disa persona te panjohur. Lidhur me këte incident, Ismaili thotë: "Kam qenë duke shkuar nga shtëpia e dajës tim, deri në banesen time. Ndërkohë që po ngisja veturën time, tre vetura më kanë bllokuar rrugën, duke më dhënë shenjë që të ndaloj. Kam dalë për të parë çfarë po ndodh.

Në atë moment, nga një veturë janë afruar dy persona dhe më kanë thënë: "Nëse vjen në Zurich, ke për të marrë vesh kush jemi ne!". Ismaili, siç deklaron vetë, nuk është përgjigjur fare, por ka tentuar të kthehet në veturë për të kontaktuar organet kompetente. Në atë moment, njëri nga personat ka vrapuar, ia ka thyer xhamin e veturës dhe ka tentuar t'ia grabisë celularin nga duart.

Por Ismaili, gjithnjë sipas deklarimeve të saj, thotë se e ka qëlluar fuqishëm me celular në fytyrë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me një të rënë në krah, ku Ismaili ka marrë disa lëndime të lehta trupore. E pyetur Ismaili thotë: "Që kur jam rikthyer në skenë, kam shumë probleme me kërcënime nga diskotekat e tjera, por nuk i merrja si serioze.

Këtë herë ishte më ndryshe dhe kemi kontaktuar autoritetet në shtetin e Zvicrës për të raportuar këtë rast. Vërtet çdo gjë ka kaluar kufirin, nuk di kë po pengoj, vetëm e vetëm se dua të këndoj për fansat e mi në Zurich. Nëse kjo gjëndje vazhdon dhe nuk gjej përkrahje nga organet kompetente në Kosovë, do të jem e detyruar ta braktis këngën sepse është gjëndje e padurueshme për mua dhe familjen time, posaçërisht për Zanfinën që kërcënimet më të shpeshta në shtëpinë tonë vijnë për të! Por askush nuk do të më ndalojë të këndoj edhe njëherë në Zurich.

Do t’i lusja të gjithë fansat e mi për përkrahje, vërtet nuk e kam të lehtë, por nuk do të dorëzohem". Derisa po kontaktonim, Ismaili thotë që ishte në mjekim të dorës në ordinancën "RoneaMed" në Prishtinë. Nuk bëhet e ditur a është raportuar rasti në Shërbimin Policor të Kosoves apo jo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi