Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mister autorët, helmim masiv i peshqve në bregdetin e Fierit Empty Mister autorët, helmim masiv i peshqve në bregdetin e Fierit

Sun 11 Sep 2011 - 14:07
Persona ende te pa identifikuar kane hedhur lende
helmuese ne grykëderdhjen e kolektorit shkarkues ne afërsi te plazhit Darezezë te Fierit, ujërat e te cilit derdhen ne detin Adriatik.Helmi i llojit Teodan dallohet edhe me sy te lire nga ngjyra qe ka marre uji duke shkatërruar njëkohësisht faunën ne këtë zone. Dhjetëra kuintale peshk i llojeve të ndryshme kane ngordhur, ndërsa mësohet se një sasi prej tij është marre nga banoret e zonës për t’u konsumuar apo tregtuar.Burime nga drejtoria e Shëndetit kanë pohuar se ky peshk është i pakonsumueshem për shkak te helmit. Ndaj duhet te merren menjëherë masa nga autoritetet e Kontrollit Ushqimor qe te ndërhyje për parandalimin e shpërndarjes se tij. Përveç këtij rreziku, fermerëve të zonës iu rrezikohen edhe bagëtitë të cilët në këtë kohë të nxehtë përdorin si ujë të pijshëm ujin e kanalit tashmë të helmuar.
Banorë të ndryshëm kanë pohuar jashtë kamerës se ky nuk është rasti i parë qe ndodh madje ata pranojnë se kjo është një metode e njohur për peshkim. I kontaktuar në telefon kreu i komunës Dërmënas Viktor Fasko tha se po njihet nga afër me këtë fenomen shqetësues dhe se ne bashkëpunim me policinë dhe inspektoret përkatës do te bëjnë gjithçka për zgjidhjen e këtij problemi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi