Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prokuroria e Fierit heton gardianët grekë Empty Prokuroria e Fierit heton gardianët grekë

Sat 12 Apr 2014 - 20:46
Prokuroria e Fierit heton gardianët grekë 0ddfc2be1d06096fc5abc1a4842c5ae8_XLProkuroria e Fierit, nis hetimet për gardianët greke, që dhunuan per vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.Kjo vepër, parashikohet në nenin 79/e të Kodit Penal, dhe parasheh një dënim prej jo më pak se 20 vjet apo edhe burgim të përjetshëm. Hetimi për këtë akuzë, sipas prokurorisë, ka nisur, pasi nga provat e dokumentuara deri më tani, duket qartë,se Kareli është vrarë si pasoje e dhunës hakmarrëse të gardianëve të burgut.

Sipas burimeve të “ABC Neës”, se nëse autoritet greke i procedojnë gardianët për akuza tjera dhe jo vrasje, drejtësia shqiptare, do të kërkoje ekstradimin e tyre, për t’i gjykuar për vrasje me dashje.

Hetimet e Prokurorisë së Fierit, nisën në momentin, që ekspertët e Mjekësisë Ligjore, konstatuan mungesën e zemrës dhe disa indeve muskulore në krahët e Karelit, dhe pas konkluzionit te ekspertizës se vdekja e tij erdhi si pasoje e dhunës së ushtruar.

Ndërkaq, autoritetet greke, njoftuan, se i dënuari shqiptar Kareli, vuante nga zemra, por torturat I shkaktuan atij vdekjen. Pas këtyre deklaratave, ekspertët shqiptare të Mjekësisë Ligjore, që ekzaminuan trupin e ardhur nga Greqia, kërkuan të dhëna për mungesën e organeve, duke kërkuar kthimin e tyre në Shqipëri për t’ia nënshtruar ekzaminimit patologjik.

Pas kësaj kërkese, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar Ambasadën shqiptare ne Athine, që të marrë në dorëzim pjesë të munguara nga trupi i viktimës. Ekspertët shqiptarë kanë konstatuar në trupin e Karelit edhe dëmtime të kafkës, kraharorit, disa brinjë te thyera, që i kanë shkaktuar shembje në mushkeri si dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet, se organi shqiptar i akuzës, tashmë ka bërë gati letër-porosinë, që pritet te niset ne institucionet e drejtësisë greke, ku kërkohet kaseta filmike e kamerave te sigurisë se burgut të Nigritas dhe dokumentacioni i transferimit nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritës, ku dhe gjeti vdekjen.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi