Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjyqtarët e Vlorës: Ne mund të vritemi, por drejtësia nuk vdes kurrë Empty Gjyqtarët e Vlorës: Ne mund të vritemi, por drejtësia nuk vdes kurrë

Mon 12 Sep 2011 - 15:49
Në gjykatën e Vlorës sot, në ditën e parë të punës zyrtare pas atentatit ndaj Skerdilajd Konomit, ka pasur më shumë revoltë dhe priotestë sesa gjyqe. Në shenjë zie dhe sensibilizimi për ekzekutimin e kolegut të tyre, gjykata e Vlorës sot ka pezulluar të gjithë çështjet.Nëntë gjyqtarë të Gjykatës Vlorë u shprehën në një deklaratë se “nuk mund të eliminohet kurrë drejtësia”.Gjyqtarët theksojnë se nxitin reformat për të siguruar jetën e njerëzve që operojnë në fushën e drejtësisë.“Ata që menduan se nëpërmjet forcës, nëpërmjet tritolit, nëpërmjet padrejtësisë do të vendosin drejtësi, kanë bërë një gabim të madh, sepse mund të vrasësh njerëz,mund të eliminosh gjyqtar por nuk mund të eliminosh kurrë të drejtën”, deklaroi Artur Malaj, kryetar i gjykatës së Vlorës.Ngjarja të shërbejë si “sensibilizim për strukturat përgjegjëse që merren me sigurinë e jetës në këtë vend, të shërbejë për reformat, referuar mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së gjyqtarëve dhe faktorëve të tjerë që merren me dhënien e drejtësisë”, apeloi Malaj.
Ai tha se gjykatësit jashtë godinës së institucionit nuk kanë asnjë mbrojtje fizike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi