Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shoqatat e grave letër të hapur: Shkarkim Florenc Hoxhës për dhunën në bashki Empty Shoqatat e grave letër të hapur: Shkarkim Florenc Hoxhës për dhunën në bashki

Wed 14 Sep 2011 - 17:16
LETER E HAPURZ. Lulëzim Basha, Kryetar i Bashkisë TiranëZnj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e ShqipërisëZnj. Irma Baraku, Komisonere kundër DiskriminimitZnj. Florina Nuni, Zyra e Avokatit të PopullitZ. Njazi Kosovrasti, Kryetar i Këshillit Bashkiak, TiranëZ. Arben Kau, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatim-TaksaveZnj. Alma Marku, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB)Në emër të shoqatave që përfaqësojmë, dhe si qytetarë e taksapagues të këtij vendi dënojmë ashpër dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj znj. Anila Çobani dhe znj. Etleva Duro, të cilat në datë 6 shtator 2011 janë rrahur teksa ishin në detyrë nga Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, z. Florenc Hoxha. znj. Çobani dhe znj. Duro, në momentin e dhunimit kanë qenë të punësuara pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës dhe ky dhunim i dy grave në vendin e punës përbën një dhunë të dyfishtë. Konflikti ka lindur për shkak të një pretendimi nga ana e z. Florenc Hoxha se znj. Çobani dhe znj. Duro ishin pushuar nga puna nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe se ato kishin refuzuar të largoheshin nga vendi i punës.

Dhuna e ushtruar ndaj dy punonjëseve publike nga një person në detyrë shtetërore shkakton indinjatë, revoltë dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Sjellje të tilla barbare janë krejtësisht të papranueshme në nivel njerëzor dhe etik, si dhe përbëjnë shkelje flagrante të ligjeve në fuqi dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar.

Është e papranueshme në Shqipëri dhe në vendet demokratike që punonjësit civilë të rrihen teksa i shërbejnë shtetit të tyre. Çdo formë e dhunës ndaj punonjësve publikë, por edhe çdo qytetari të këtij vendi, është e ndaluar me ligj. Po ashtu marrja në punë dhe largimi nga puna, si një marrrëdhënie kontraktuale midis palëve, rregullohet nga Kodi i Punës. Ligji në Shqipëri në asnjë moment nuk ka parashikuar Policinë Bashkiake si rregullator të zgjidhjes së konflikteve që mund të lindin në marrëdhëniet e punës.

Jemi thellësisht të shqetësuar që deri në momentin e bërjes publike të kësaj Letre të Hapur, asnjë nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës apo ndodnjë institucion tjetër qeveritar nuk kanë dënuar këtë akt të paprecendent. Dhunuesi vijon të punojë në të njëjtën detyrë si më parë dhe ndaj tij nuk është hapur asnjë hetim për ngjarjen.

Taksat tona duhet të përdoren për të mbajtur në këmbë një administratë publike, e cila na shërben dhe funksionon në bazë të ligjeve në fuqi. Taksat tona nuk mund të paguajnë për t’i dhënë të drejtën një funksionari publik të rrahë dy punonjëse të Shtetit shqiptar për asnjë arsye e aq më për t’i detyruar të largohen nga zyra ku punojnë, për sa kohë që ligji nuk i ka urdhëruar ta bëjnë këtë gjë.

Ngjarje të tilla, të cilat, për më tepër kalojnë pa asnjë reagim nga qeveritarët, i vënë shkelmin përpjekjeve për demokrarizim dhe emancipim shoqëror në Shqipëri dhe janë një grusht i rëndë për aspiratat e shoqërisë sonë për t’u intergruar në Bashkimin Europian.

- I bëjmë thirrje organeve të policisë dhe të drejtësisë, që të nisin hetimin urgjent të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

- I bëjmë thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Lulëzim Basha, të shkarkojë menjëherë nga detyra z. Florenc Hoxha dhe shoqëruesit e tij, për sa kohë ata të jenë në pritje të vendimit të drejtësisë.

- I bëjmë thirrje drejtuesve të bashkisë së Tiranës të dënojnë publikisht dhunën ndaj dy punonjësve dhe të marrin masa për vënien në vend të dinjtetit të tyre.

- I kërkojmë zyrës së Avokatit të Popullit dhe zyrës së Komisoneres kundër Diskriminimit që të hetojnë këtë rast të rëndë dhune ndaj dy grave në vendin e punës dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse.

- I bëjmë thirrje qytetarëve dhe grupimeve të shoqërisë civile shqiptare të protestojnë kundër veprimet prej xhelati të kryepolicit bashkiak Florenc Hoxha, duke i dërguar një mesazh kryetarit të bashkisë Tiranë në adresën ëëë.tirana.gov.al, rubrika “Shkruaji kryetarit – Lulzim Basha do të përgjigjet”.

Diana Çuli, Forumi i Pavarur i Grave

Altin Hazizaj, Qendra Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Ani Ruci, Shoqata “Refleksione”

Brikena Puka, Qendra Vatra – Vlorë

Elsa Ballauri, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

Elona Hoxha, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Delina Fico, aktiviste për të drejtat e njeriut

Iris Luarasi, Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza

Juliana Hoxha, Partners Albania

Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Mirela Arqimandriti, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Monika Kocaqi, Shoqata “Refleksione”

Vjollca Meçaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Valdet Sala, Eksperte për shoqërinë civile

Sevim Arbana, Në Dobi të Gruas Shqiptare

Fabiola Egro, Në Dobi të Gruas Shqiptare

Etleva Bisha, aktiviste për të drejtat e njeriut

Nevila Mataj, Punonjëse sociale

Teuta Shahu, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi