Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Letër Hoxhës Empty Letër Hoxhës

Sat 29 Sep 2012 - 18:19
Message reputation : 100% (2 votes)
Letër Hoxhës 555868_495865400430356_274933016_n
Hyje në odën e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi së paku njëzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht të bënte përshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e përbashkët dhe ulja jo harmonike, njëri pas tjetrit, sipas pozitës sociale. Ata më të varfëritë uleshin të fundit. Ata edhe të shtronin më shumë pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zë të trashë, flisje me një ton imponues; herë ship, herë arabisht, por kurrë shqip.

Uleshe në krye të odës dhe rrëfeje me krenari të theksuar: “ në fshatin tim asnjë vajzë nuk është bërë shkinë!” në përkthim: asnjë vogëlushe shqiptare nuk mëson shkrim-lexim.

Njerëzit të dëgjonin të trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollës do t´i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri në fillim të viteve 70 mbajte gjendjen nën kontroll. Në fshatin tënd asnjë shqiptare në shkollë! Të gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat në shtëpi, ktheheshin të mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T´i përligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinë dhe nga gruaja pate krijuar përbindëshin: duhet mbikëqyrë se nga natyra është e pasigurt. Duhet t´orientohet, riedukohet, sepse ka flokë të gjata dhje mendje të shkurtër, dhe se ajo, në përkthim, nëna jonë, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.

- “E kur mashtron dreqin, sa i duhet për ta mashtruar një burrë“!? bërtisje me zë të lartë. Dikush kruante kokën, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokën...

Ti ishe institucioni i vetëm në fshat dhe për rreth, që fliste ship. Te ti vinin njerëzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopët të sëmura, kur sëmureshin kuajt, kur vuanin gomarët; kur sëmureshin njerëzit, kur burrat e gratë vuanin nga steriliteti, kryesisht gratë; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndërtove shtëpinë më të madhe në fshat.

Ti nuk ishe vetëm hoxhë, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatër, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg sepse bëje synet edhe fëmijët, domethënë shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me përsëritjet se nënat nuk duhet të lindin në spital, se pa spital kishin lindur të gjithë, edhe profetët...

Gratë lindnin në shtëpi, aty këtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se këtë fat e kemi të gjithë. Dhe, me çdo varrim, rritej edhe pasuria jote...

Gjithmonë frikësove burrat dhe gjithmonë u mundove që nëna të jetë e padijshme se kështu rriteshin edhe fëmijët. Sa më e madhe injoranca, aq më absolute vlera jote! Ti ishe ai që edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda në familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe të sunduar. Nënshtrues dhe të nënshtruar! Dhe, kurrë nuk i quaje familjen si familje, por si rob. U përpoqe me mish e shpirt të mbjellësh diskriminim brenda në familje dhe martesa si në pazar, pa fije dashurie.

“Gruaja donë kontroll ”, përsërisje madje rikujtoje knusin (gjelin) në ligjëratat tua, “shiko knusi si i komandon dhjetë pula, e ti çfarë burri je që nuk komandon një grua! Shkop donë ajo, disiplinë donë ajo. Rrahja ka dalë nga xheneti.”

Dhe, çdo ditë dëgjoheshin vajet, të grave, të nënave, të motrave dhe piskamat e fëmijëve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nënshtrimi dhe thyerja e personit si edukatë e drejtë propagandohej pre teje ditë e natë. Në fakt ishte dresim dhe, ti këtë ligjëroje pa pushim. Çdo javë. Çdo ditë!

Sot po e bën djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka të drejtë t´i rrahë gruan dhe fëmijët, djali madh kishte të drejtë t´i rrahë vëllezërit e motrat. Piskama e britma çdo ditë në lagje...Edhe sot...

Kur pa se vashat tona po shkonin në shkollë dhe ligjëratat tua po zvetënoheshin dërguat djalin në Arabi, ku u shkollua falas. Në fund të viteve të 70 para fshatarëve humbët respektin dhe autoriteti yt po vuante një rënie dramatike, atëherë u shpërngulët në qytet. Motivi: shërimin nga steriliteti nuk e bëje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion të madh sa ofshama u dëgjua në oborr. Fshati u gëzua kur ike. Ofshani i çliruar! Asnjë nuk u përshëndet me ty. Ike vet, ashtu edhe si kishe ardhur në fshat.

Djali mbaroi shkollën e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tija. Si ti. Pune nuk kishte. Pas një viti ridërgove në fakultetin teologjik, ku përsëri studioi falas dhe u kthye me tru të shpëlarë.

Nuk e donë kombin e vet si është, por donë ta bëjë si i pëlqen atij dhe bindjeve të tija. Ka ndërmend ta ndryshojë edhe historinë, edhe gjuhën!

Edhe ky gati si ti, me një fjalor si ti, disa fjalë ship, ndonjë shqip dhe shumë arabisht e turqisht...Nejse, djali u kthye dhe duhej një vend pune, shkurt e shqip duhej ndërtuar vendi i punës: një xhami.

Ti dole përsëri në skenë, tash në qytet. Iu drejtove pleqve që kishin bijtë e bijat jashtë shtetit: i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga një njëmijë euro për shtëpi, jo për të ndërtuar një shkollë, një kabinet, një laborator, por një xhami ku do te punësohej biri yt. Dhe ashtu u bë. 250.000 € u mblodhën dhe u ndërtua vendi i punës. Shumë njerëz punuan falas...Me ato mjete kanë mundur të financohen dhjetëra studentë të mjekësisë...

Biri yt shkon çdo te premte në xhami, pas tij pesë a gjashtë pleq, që mezi mbahen në këmbë dhe fiton pesëqind euro në muaj, pa llogaritur martesa, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!! Unë i besoj Zotit falas!

Populli mbijetonte nga puna në perëndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundër perëndimit. Urreje kryqin, por kartëmonedhat zvicerane me kryq, të eksitonin e ngazëllenin!

Në ligjëratat tua gjysma e fjalëve ishin arabisht. Burrat të dëgjonin dhe tymosnin, herë të brengosur, herë të shqetësuar, herë në dilemë herë të kënaqur: “shyqyr Zotit nuk kuptuam gjë!”

Populli drejt perëndimit, ti drejt lindjes. Kurrë nuk u poqët as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo në Ballkan klerikët ishin të lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropës, ti drejt Azisë. Ne drejt Tiranës, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.

Me kombin nuk ece së bashku, si te kombet tjera në Ballkan, as paralelisht në drejtime të ndryshme, por në drejtime krejtësisht të kundërta. Dhe kjo na kushtoi shumë. Gjithmonë në konflikt me kombin, që i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon në një komb që ka një tjetër histori, një autobiografi shumë të pasur, pranë dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me një tjetër ndërtim psikologjik. Dhe, me një kanun, që ndalon martesën në fis, në gjak dhe i cili rregullonte jetën e shqiptarit...

Në çaste më dramatike për kombin dole me konkluzione të reja: “ këtë që po bën NATO sot, nuk është asgjë e re, e ka bërë Turqia para disa shekujve dhe na ka shpëtuar nga Serbia. Allahu ka dërguar NATO-n në Kosovë!”

Edhe pse në moshë të shtyrë, akoma po llapon. Edhe pse tanimë me sy të verbër, akoma po sheh prapësht...

Pse po ta shkruaj këtë letër? Për të dhënë një këshillë para se Zoti ta shtyp tastin enter dhe të nis download-in tënd. Kërkoi ndjesë fshatit tënd për prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kështu i ndalet turri djalit tënd që po shkreton nëpër disa shtete në perëndim.

Kërko ndjesë si Vatikani! Bëhu burrë! Ja motivet:

gjyshet gati qind për qind analfabete, nënat me katër vjet shkollë ( kishte nisur rënia e ndikimit tënd) dhe me nuse me shkollë të mesme ( ti ike në qytet) tregojnë për humbjen kronologjike të ndikimit... ky shkallëzim i injorancës mban vulën dhe nënshkrimin tënd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe përballohu me rezultatin që ke prodhuar dhe kërko ndjesë popullit.

Kërkoi të falur kombit shqiptar kështu:

“ Komb i dashur, më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të krijonte shumë profetë !”

Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë më Nënë Terezën shkinë e bijë shkine!...

Edhe një pyetje: për 500 vjet nuk nxore pesë hoxhallarë me të cilët mund të krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari që beson në etikë ( ateisti). Pse nuk prodhove së paku një hoxhë për 500 vjet i cili do të renditej në Tomor, krah për krah me Skënderbeun, Gjergj Fishtën e Nënë Terezën?

NASER ALIU
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Letër Hoxhës Empty Re: Letër Hoxhës

Sat 29 Sep 2012 - 22:12
Letër Naser Aliut
Friday, 17 August 2012 21:10

Një shkrim shumë i nteresant dhe i bukur për statistika po edhe për ateistet e përbetuar. Naser Aliu është një autor që shkëlqen me analiza dhe shkrime po edhe ia din rregullin se si ku dha qka. Dmth, ku vendoset presja e ku pika. Një shkrim po e quaj, jo i kohës dhe jo me atë domethënje negative që i jep drejtimin Naseri. Po shkojmë pak me psikologji mediale. Fruti i dëmshëm po edhe i mirë është media, mvaret se si e shfrytëzon dhe si informon. Fillimisht marrim një foto, dhe gjejm arsyen që shkrimin apo informacionin që kemi dëshir ta publikojmë, të i japim një rëndësi të madhe. Pamvarësisht nga ajo qka është shënuar në temën e cekur. Më tutje ia vendosim një titull, titulli duhet të jet asisoj, që ta nxit lexuesin me lexue, po edhe që nga fillimi i shkrimit dhe deri në fund, kjo është gazetaria, shkojm hap pas hapi që lexuesi mos të ndalet po të lexoj deri në fund. Këtë e përdor edhe Naseri në shkrimin e tij, po themë të pavërtet. Pse po e them të pavërtet, njëher siq thash asht përdor logjika e shëndosh për një shkrim tendencioz mandej edhe psikologjia njerëzore po edhe mediale, pra për manipulim qoft edhe vetëm i shfrytëzuar për informim. Problemi i mosshkollimeve i nderum Naser, nuk është hoxha, po as xhamija, dhe jo edhe kisha. Në Kosovën tonë shumë të dashurë dhe të çmuar për të cilën kaq shumë shpirta sakrifikuan "plot 570.000 mijë njerëz" gjatë 150 viteve të kaluar, ka qenë terrori dhe dhuna serbosllave me kryqin në krye që neve kurr nuk e themi se ishte kryqi, po themi ishte shkau. Ti si analist po them me famë, se i njohë shkrimet e tua dhe mjaft ke kontribue edhe tek ne, ku të falënderoj se nuk bën me ta qit punën posht, nuk duhesh ti shohësh gjërat me kaq ateizëm dhe duhesh ti vlerësosh ndryshe. Pse ndryshe. Se e gjitha siq thash, ato që ke thanë në shkrim nuk janë të vërteta. Këtu thjesht ke përdor mënyrën psikologjike të gazetaris edhe njëher po e përsësir për një manipulim qoft edhe thjesht për informim. Kur të merr një shembull të till me titull "Letër Hoxhës", duhesh të kesh parasysh edhe shumë hoxhallarë të tjer që kanë kontribuar tashmë me shekuj e dekada. Duhesh të na sjellish shembuj konkret, këtu dhe këtu ka qenë apo ka ndodhë. Nuk e mohoj se nuk ka ndodhë një gjë e tillë. Ka pasur manipulime të qdo forme, me veqanti në trollin tonë, i cili shërbeu për plot 150 vitet e fundit nga shumë vende dhe së fundi i shkijeve pra serbëve. Kur thua Letër Hoxhës i nderum Naser duhesh si analist ta kujtosh se ndoshta shumë hoxhallarë ranë në luftë dhe fëmijët e tyre sot kanë mbetur rrugës. Kur thua Letër Hoxhës i nderum Naser dhe lidhë një Xhami me 250 mijë euro, (qfar shume thonë tash njerëzit dhe ushqehen me mendimin se kjo asht ultra gjigante), një xhami e paskan nreq për një puntor!! Feja, xhamia, besimi po edhe shkolla lidhen të gjitha së bashku, nuk po themi se kisha nuk i takon kësaj lidhje. Pra të gjitha këto jan vende shkolle, gjë që ti po e hesh ndrysshe në skenë, se 250 mijë euro, 1 puntor, 1 xhami edhe psikologjia e gazetarisë për mënyrën aktërore dhe dinamike. Kështu bëhet shkrimi interesant dhe ushqehemi me atë që kemi hedhur në publik. Pra një shkrim dhe suksesi, kjo është arritja e një analize, e dobët apo e mirë, duhet të arrij tek lexuesi sikur te une dhe të komentojm në këtë rast apo në shumicën e rasteve, ta shajm hoxhën se e kish ni motër të mir apo edhe ta mallkojmë me pha sa i keq e sa i marr apo apo. I nderum Naser Aliu, shkrime të tilla zgjojnë kureshtje dhe urrejtje, se si gjithmonë, ti e dinë kemi palën përkrahëse dhe ato që na kundërshtojnë po edhe një pjesë që kënaqet me komentet, dikush e tjetri bla dha kalojmë kohën, por më në fund e kemi pikën e zezë që na mbeti nga shkrimi, tash thojnë disa nga ato që nuk e kanë kuptue vërtet shkrimin tënd: a e pae qka kish thanë njani, Hoxhallart qeshtu qeshtu po bajshin!! I nderum Naser, sikur analist dhe po besoj me të madhe se ke lexue histori ku shkruan më lart se vatikani ka kërkue falje, nuk munda ta lexoj se kujt i ka kërkue falje!! Për qka falje dhe se për qka duhet të kërkoj Hoxha falje!? Ah po harrova, për predikimet e tija që ka thanë sikur shkinat!! Tash të gjithë i vërtetove Naser me mendimin se Hoxhallart vërtet kështu të gjithë kanë qenë dhe janë. Mirpo mu nuk më vërtetove. Me veqanti jo, që vatikani ka kërkue falje se nuk është aspak e vërtet, madje edhe po e quaj rrenë e kulluar. I nderum Naser, neve në fshatin tonë kemi dy xhami, ndërkohë është ndërtuar një e re, kështu që një popull me rrethë 10 mijë banorë i ka tri xhami. Kënaqësi asht ta ndëgjoshë në mëngjes, në mesdit po edhe në mbrëmje zanin e Hoxhës, apo siq i thon në Kuran Ezanin. Une i nderum Naser, për ta kjratësuar shkrimin tim apo komentin, po të tregoj se tashmë e 22 vite jetoj në gjermani ku edhe ti jeton, dmth pak a shumë i din rregullat këndej. Këtu e kam një Kish afër nja 20 metra larg ku banoj une. Ku jeton ti në qytet e din shumë mirë sa Katedrale të bukura ka ai qytet dhe shumë qytete tjera në gjermani. Mirpo ai qytet ku ti jeton dhe këtu afër meje ka edhe xhamija të cilët xhamija nuk kan kushtue më pak se 5 miljon marka dikur, në të sodit janë diku 3, 5 miljon euro sumasumaru. Wow çfarë çmimi gjigant apo??
..... vazhdon se nuk po e pranon komentin kompletë....
Po i kthehemi letrës tënde. Naser, xhamijat diku viteve 90ta kur ti më duket ishe në gjermani, kanë qëndrue dhe kanë qenë fortesat e bankave shkollore, për nxënësit dhe mësuesit. Këtë po harron me cek në shkrimin tënd. Po mirë, kjo është normale se edhe më lart e thashë, psikologjia e gazetarisë është kjo, të tregoj diqka dhe të mshef diqka, blup e kemi skandalin në sheshë. I nderum Naser, duke e ditur faktin se në Historinë e islamit ndër shqiptarë kemi pasur edhe shumë Hoxhallar për të cilët shkruhen sotë shumë libra, madje tregohet edhe shqiptaria e tyre, atdhedashuria e tyre për kombin dhe shqiptarët, të cilët poashtu sikur ti me pend dhe me punë u munduan ta mësojnë kombinë për të mirën e kombit, mirpo ti po e përdor një form tjetër të mësimit, siq thashë psikologjia e gazetaris po edhe naiviteti i popullit tonë që po e përdorë ti në shkrimin tënd për t'iu tregue se hoxhallarët janë "pisat" e kombit. Po pse Naser nuk na sjell diqka më të frytshme. Mbasi se po e merr shembull: Hoxhën, Xhamin dhe Shkollën po edhe mbrapambetunin shqiptare që po ia hedh mbi supe Hoxhës, përse nuk e cek ti se në Prishtinë ku qëndron Katedralja Nëna Terez dikur ishte një shkollë dhe mbasë rrënimit të saj u ndërtue Katedralja. E kemi përkrahur dhe do ta përkrahim, shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë ato njerëz që kanë dëshmue humanizëm, njerëzim po edhe tolerancë për qdo fe, madje edhe për një shtëpi sikur Katedralja Nëna Terez në Prishtinë. E qmoj, dhe të themë të drejtën shumë më ka pëlqye, ndërtimi, dukja po edhe vendi diqka që të bjen në sy. Po shkojmë pak me 250 mijë eurot Naser. Po kjo katedrale sa ka kushtue, e dinë ti?? Une jo? Edhe interesante asht se askush jo që nuk e ka kundërshtue po as që ka shkrue. Po pse të shkruajm apo ta kundërshtojm, i bën dëm kombit tonë?? Jo aspak, veqse na tegon se neve jemi Shqiptar si gjithmonë me tolerancë, humanizëm po edhe rrespekt. Interesante në shkrimin tënd nuk lexoj ndonjë shumë të tillë që kjo Katedrale ka kushtue diku 1, 2, 3 miljon euro?? Nuk po e di, edhe nuk po më intereson. Nuk luan gjë shuma apo sa njerëz e vizitojnë që interesante edhe kjo të lidhet në statistikat e tua, por luan rrol, domethënja e saj. Po të pëlqen ty Naser, mua po. Po i kthehemi shkollimit Naser dhe "pisat" hoxhallarët që nuk na paskan lanë me u shkollue, po vetë ky qenka shkollue dhe djali i tijë paska shfrytëzue dy herë studime pa pare. Naser duke pasur parasysh se je një analist i mir, për shkrime të mira po edhe ndoshta paksa me fakte të ndryshuara dhe në ketë rast me psikologji të ndryshuar, duhesh me ditë se fukarallaku ka qenë në vitet e 70 që ti i përmend shumë shumë i madhë te ke shqiptarët. Nuk e di sa ke pas tokë ti Naser në Kosovë, apo e sa e keni punue, veq një e di, që Babgjyshi im, ka rritun 13 fëmijë veq me punimin e tokave. Aq ishte kapaciteti, nuk kishte Hoxha faj, po as xhamia se askujt rrugën nuk ia kishte nxën për tu shkolluar. Madje Babgjyshi im kishte mjaftueshëm për ti shkolluar fëmijët, mirpo ja që asnjërit nuk i ka ec mësimi. Kjo ishte koha Naser, nuk asht e drejt të thuash se Hoxha apo xhamia na ka ndalë shkollën, e drejt është me thanë se fukarallaku nuk ta ka mundësue shkollën mandej edhe barbaria sllave. Naser ti si analist, duhesh me ditë apo të paktën atë psikologji që e ke për analiza ti shohësh faktet më ndryshe. Naser une dikur von kam marr një diplom, asgjë e veqant se dikur i kisha mundësiat të shkollohem e të shkollohem, po ja që koha e keqe në vendlindje dhe ndërruam vendin po edhe kulturën dhe disi nuk shkoi shkolla si më parë. Po ti Naser ke arritun kohën e viteve 70ta e tjera, e din si ka qenë kështu që paksa po i shtrembëron gjërat. Naser duke e ditë se në dorë të shkaut ke qenë dhe shumë pak njerëz kanë pas mundësin të arrijnë diqka me shkollë jo veq nga fukarallaku, po edhe nga sistematizimi që kishte dikur logjika famkeqe serbosllave ndaj shqiptarëve. Dmth, ato pak njerëz që kanë krye shkollat e mesme dhe ju është dhën një vend i punës nga sistemi psikopatik i shkijeve për të ndalur shkollimin e mëtutjeshëm, se shkau e ka pague me një rrogë të majme ku shumica kanë jetue shumë mirë dhe nuk ju ka interesue më shumë shkolla. Kjo është një fakt i gjallë se vetëm kështu ka ndodh e jo që Hoxha apo Xhamia apo ndonjë Kishë ka predikue gabim, keq, rrejshëm!! Naser si fëmijë kisha privilegjin timë si djali i parë të rritem në oda të burrave, mbasi se baba ishte në gurbet dhe une e zavendsoja. Ti duhesh me dit si kanë qenë dikur zakonet, traditat e mëdha, 2 javë para u qelë neje dhe muhabet deri ngu, kishte edhe nga ato dredhninë mustaqet, kishte njerëz të shkollum po edhe të pashkoll po edhe bujqë dhe aty ktu fëmijë sikur une, që ishin në vend të prindit. Naser nuk kisha ndërmend të komentoj kaq gjatë, po thjesht më shtyu ta lexoj dhe analizoj shkrimin tënd, të shtrembëruar se faktet na i sjellë ndryshe. Kur nuk e tregon të vërtetën dhe bindesh me fjalët e tua apo atë që synon ta hedhësh në publik edhe ia arrinë qëllimit, madje edhe i vërteton njerëzit, po ja që mua nuk më vërtetove. Se shumë gjëra në të vërtet janë ndryshe. Neve veqse kemi përjetësue një Skënderbe, apo një Gjergj Fisht, apo një Nënë Terez, nuk dot thotë se nuk kemi Hoxhallarë që nuk janë përjetësuar në shkrime apo në Historinë tonë aq të lavdishme po edhe aq të dhmibshme. Po ti cek disa emra me të cilët mundesh të merresh, ku une themë se kanë nivelin e një Nënë Tereze apo edhe të një Gjergj Fishte, po mos harro Naser se jo të gjithë arrijnë nivelin e piedestalit të Skenderbeut apo të Adem Jasharrit apo edhe të Ismail Qemalit etj etj.
..... vazhdon se nuk po e pranon komentin kompletë....
Nuk është fer nga një analist të merren këso krahasime, kështu i nderum Naser u hedhet hi syve njerëzve të cilët nuk lexojnë shumë nga arsye të ndryshme se edhe në ditën e sodit Naser njejt si dikur, fukarallaku po e ndal hovin e shkollimit, nuk e di pse ti ketë nuk po e shehë apo nuk po e cek dhe po ju jep faj hoxhallarëve "pisave" që na kanë lanë pa shkollë. Urdhno disa emra të Hoxhallarëve ku të kisha dhënë një këshillë të hulumtosh pak dhe të lutem, mos kërko që pse nuk janë ngrit kaq shumë në piedestal të lart si emrat e atdhetarëve të lartpërmendur. Hafiz Ymer Guta 1860 - 1963 HAFIZ ALI KORÇA 1873-1956 HAXHI YMER PRIZRENI 1821-1887 HOXHA HASAN TAHSINI 1812-1881 Mulla Iljaz Spahia 1892-1946 Hoxhë Hasan Muglica i Okshtunit të Dibrës HAMIT BYTYQI 1919 - 2000 Vetëm disa emra të vegjël që ndoshta akoma nuk kanë hyrë në Historinë tënde po është fakt se këto në Histori të Shqiptarëve janë të shënuar dhe kanë lanë vepra e vepra. Po kthehemi pak te sistemi i pareve, rrogës së Hoxhës, "pisi që na ka lanë pa shkollë", .... Po Naser, siq thashë një fshat i yni me diku 10 mijë banorë ka mund me i mbajt Hoxhallarët me pare e me rrogë, pse jo, janë të parët që fillojnë punën dhe të fundit që e mbarojnë, mandej aty ktu një vdekje, jo një dasëm apo apo. Ti nuk po e cek se në të gjitha rastet Naser këto kanë qenë të dhëna vullnetare, pra i ke dhënë apo nuk i ke dhënë se Hoxhallart nuk kanë pasur çmime, e din shumë mirë po nuk po e cek. Po si e kanë sistemin vatikani dhe Kisha Katolike, a e dinë ti ketë Naser?! Ta themë une, këndej direkt nga rroga të hiqen tatimet e Kishës, dmth e ke me përqindje dhe po nuk deshte ta paguash, largohesh nga Kisha dhe merrë fund. Po e citoj një rast të veqant. Dikur para disa viteve kish shkue Diego Maradona në vizitë te Papa John Paul II. Papa i kishte thënë, skemi pare, fukarallak i madhë, njerzit në botë po vuajnë etj etj. A dinë qka i kishte thanë Maradona?.... Po pse nuk e shet gjithë ketë ari që e ke këtu në zyre dhe në të gjitha koridoret që e pashë....... ka kishte komenti i Papës së Romës. Naser një këshillë Miqësore, Atdhetare, Shqiptare: Pro kombit, mos kundër kombit! Pro tolerancës fetare, mos kundër tolerancës fetare Pro Bashkimit, mos kundër Bashkimit Pro Fakteve, mos me shtrembërime Pro Historisë, mos me ndryshime Pro të vërtetës mos me ndryshe etj etj. Së fundi po të përshëndes dhe po të uroj shëndet të mirë. Një fjalë për përfundim: "Të kritikosh do të thotë t’i argumentosh autorit që mos të punojë ashtu siç do të punoje ti sikur të kishe pasur mundësi."

Karel Çapek Përshëndetjet e mia
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Letër Hoxhës Empty Re: Letër Hoxhës

Sat 29 Sep 2012 - 22:36
Kti Naser alijut,veq po i mungojshin edhe dy kemb asgje tjeter
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Letër Hoxhës Empty Re: Letër Hoxhës

Sat 29 Sep 2012 - 22:38
Ky eshte nje prezentim tipik i nje njeriu qe per disa interesa materiale , e njollos nje pjese te madhe te kombit tone - pjesetare te fese Islame, nepermjet nje njeriu qe ai e quan "Hoxhe".
Ende ka njerez te cilet edhe ne epkoken e teknologjise dixhitale, mundohet te bejne nje prezentim te cilit nuk i beson as femija dy ditesh.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letër Hoxhës Empty Re: Letër Hoxhës

Sat 29 Sep 2012 - 22:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Ahahaha Letër Hoxhës 721253

Kurr nuk eshte vone per te kuptuar rrugen e gabuar. krt
Sponsored content

Letër Hoxhës Empty Re: Letër Hoxhës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi