Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Deklaratat qesharake të Berishës,Rama- gjermanëve me humor: Nëse ju zë kriza, na bie barra tu ndihmo Empty Deklaratat qesharake të Berishës,Rama- gjermanëve me humor: Nëse ju zë kriza, na bie barra tu ndihmo

Thu 15 Sep 2011 - 16:43
Rama nuk ka lënë humorin dhe sot me një batutë të tij ka ...sfiduar Berishën duke e bërë që me deklaratat e kryeministrit të "zallet" dhe të qeshi e gjithë salla.Rama dhe Berisha kanë qenë të pranishëm të dy së bashku ,vetëm për pak çaste në një konferencë e organizuar nga fondacioni gjerman Fridrish EbertEdhe pse ishin ftuar secili të fliste më vete, Berisha kërkoi të fliste i pari pasi nuk kish shumë kohë. Në fjalën e tij nënvizoi “arritjet” e Shqipërisë dhe bashkëpunimin gjermano- shqiptar. Më pas e mori fjalën Rama, i cili falenderoi organizatorët për takimin dhe temat e diskutuara aty. Ai citoi ambasadoren gjermane që i ka vlerësuar zgjedhjet e fundit si një pikturë e Pikasos, legjendarja Guernika. Rama tha se Guernika përfaqëson shpirtin rebel të piktorit spanjoll ndaj një pushtuesi shkatërrues.

Në fund Rama i kërkoi fondacionit të ofrojë sërish ndihmë për Shqipërinë, duke shtuar se shpreson të mos shkojnë në Berlin fjalët e Berishës se Shqipëria është ekonomia e dytë më e fortë pas Gjermanisë.

Rama iu drejtua mysafirëve gjermanë, mes të cilëve kish ministra dhe deputetë, duke ju kërkuar që pavarësisht krizës ekonomike, Gjermania të mos pakësojë fondet për Shqipërinë.

“Jo për gjë, tha Rama, por do të na bjerë barra tu ndihmojmë nëse jeni në krizë pasi sipas kryeministrit tonë jemi vendi i dytë në botë pas jush për rritje ekonomike.”

Batuta shkaktoi të qeshura në sallë dhe Berisha humbi qetësinë duke kapur mikrofonin dhe duke bërtitur “editorial, editorial…”. Ai u fiksua nga kamerat i skuqur dhe i shkatërruar në fytyrë,citon Gazetatema.

Duke parë ndërhyrjen e tij, Rama ka thënë se Berisha kujton se është në parlament ku mund të ndërhyjë vend e pa vend. Pasi është kthyer në vendin e tij, ambasadorja gjermane ka tentuar dy- tre herë të mundësojë një shtrëngim duarsh mes Berishës e Ramës, por asnjëri nuk është afruar.

Postoje
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi