- VizitorVizitor
Emigrantët në momentet më të vështira të jetës - Greqia në prag të falimentimit,as paga e as pension
Thu 15 Sep 2011 - 16:50
Këtë herë duket se nuk bëhet fjalë për "thashetheme", por për ...një falimentim të mundshëm të Greqisë dhe mesa duket do të fillojnë përgatitjet.Cili është kërcënimi i parë që vjen për falimentimin ?Trojka ndërpret financimin e saj pas një muaji dhe në fund të tetorit Greqia nuk do mund të paguajë as rroga e as pensione.Zëvendësministri i Financave,Filipos Sakinidis ,kur u pyet për buxhetin e pagesave,tha se deri në mes të muajit tetor,ekzistojnë paratë."Tani jemi duke u përpjekur që të vazhdojë të veprojë shteti pa u ndeshur me probleme",tha ai.
Sipas një "skenari" të publikuar nga mediat greke,Oli Rehn i ka kërkuar kreut të financave greke që të mbylli vrimën e të ardhurave dhe të arrijë objektivat për defiçitin dhe thuhet se komisioneri Europian ka kërcënuar me ndërprerje të menjëhershëm të financimit.
Nëse Greqia falimenton,atëherë vendi do të jetë në situatë lufte dhe ky krahasim nuk është aspak i ekzagjeruar.
Falimentim do të thotë që shteti nuk ka financë që të paguajë rrogat dhe pensionet,do të mbyllen bizneset,dmth do të paralizohet sektori privat,do të ketë mijëra pezullime nga puna,ndërsa papunësia do të arrijë në "qiell".
Do të bllokohen pjesë e madhe e depozitave bankare dhe nuk do të ketë karburant,pasi nuk do ketë mundësi vendi të importojë.
Gjithashtu do të mbyllen shkolla dhe spitale.
Me pak fjalë,flitet për një makth të vërtetë sepse njerëzit nuk do të kenë mundësi të mbijetojnë.
Për emigrantët kjo do të jetë "bomba" më e madhe ,pasi do të kenë probleme edhe me dopozitimet e tyre në bankat vendase,por edhe me punësimin.
Papunësia do të sjelli probleme në pagesën e qerasë të shtëpisë,në pagesën e ujit,të korentit etj.
Problemet e emigrantëve kanë nisur prej më shumë se një viti,mirëpo një pjesë e madhe e tyre kanë pasur mundësinë të mbijetojnë merrogën e gruas ,e cila punon si ndëhmës shtëpiake.
Nëse Greqia falimenton,atëherë gratë vendase nuk do të kenë nevojë për ndihmëse dhe kjo i kushton emigrantëve papunësi totale.
Riatdhesimi është tepër i vështirë, pasi qeveria shqiptare është në "gjumë" të thellë dhe pritet të krijohet një kaos që politikanët do të kenë "frikë" të marrin në dorë "timonin" e vendit,pasi ekonomia po zhytet me shpejtësi të madhe.

- Greqia mbeti me “gisht në gojë”, në prag të falimentimit!
- Jeniffer Lopez në prag të falimentimit
- Serbia ne prag te falimentimit, arka e shtetit bosh
- Lejeqëndrimi për emigrantët, Greqia do lehtësojë kushtet
- Mediat gjermane: “Greqia në prag të luftës civile. –Dhuna do të derdhet rrugëve duke pushtuar vendit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi