Lejeqëndrimi për emigrantët, Greqia do lehtësojë kushtet
Wed 28 Aug 2013 - 15:08
Qeveria greke ka gati një draft të ri ligjor për emigracionin, me anë të të cilit synon të lehtësojë kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët, për të siguruar lejen e qëndrimit të tyre në Greqi.
Drafti që ka 20 ligje 6 dekrete presidenciale dhe 42 amendamente, që do të paraqiten në parlament për miratim brenda ditëve të para të shtatorit.
Autorët e ligjit e cilësojnë atë një ligj “revolucionar”, sepse sipas tyre do të përbëjë një ndihmë për emigrantët e huaj të "bllokuar" në krizën greke, ku nuk ka asnjë mundësi punësimi.
Pika më e rëndësishme është ajo që e heq varësinë e lejes së qëndrimit nga numri i ditëve të punës të siguruara. Ligji aktual kërkon nga 150-200 ditë pune të siguruara për të rinovuar lejen e qëndrimit, ndërsa drafti i ri nuk parashikon një kusht të tillë. Me ligjin e ri, për të rinovuar lejen e qëndrimit mjafton një librezë shëndetësore.
Ndryshimi tjetër është heqja e dispozitës që kushtëzonte bashkimin familjar, me vlerën e përgjithshme të të ardhurave vjetore, të cilat nuk mund të ishin më pak se 10 200 euro.
Drafti parashikon që poseduesit e lejes 10 vjeçare, të përfitojnë automatikisht statusin e rezidentit afatgjatë.
Edhe fëmijët që kanë lindur apo janë shkolluar në Greqi marrin statusin e rezidentit afatgjatë.
Hartuesit e draftit thonë se marrja e statusit të rezidentit afatgjatë u jep mundësinë emigrantëve që të shkojnë të punojnë në vende të tjera të Bashkimit Europian.
(Balkanweb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi