Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila
Thu 22 Sep 2011 - 14:21
Ajo që na bën të ngulemi para ekraneve dhe të ndjekim orë të tëra debatesh, që nga ato dhëmbë për dhëmbë në politikë e deri tek romanet, kësaj here e ka vështirë të flasë.
Nuk do të donte të fliste për veten, edhe pse ajo e di shumë mirë që nuk mund t’u shpëtojë ngacmimeve të gazetarëve. Fundja, lajmi tashmë është dhënë. Ishin lulet e mbërritura “tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel e pastaj… Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri, i ka dhënë fund beqarisë.Ditën e diel, në një ceremoni të vogël, familjare, gazetarja ka kryer ritin tradicional të fejesës. Po kush është fatlumi?! Quhet Dritan Hila dhe nuk është i panjohur për publikun shqiptar.Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Presim të na e thotë vetë Rudina, nëse njohja e tyre ka lindur pikërisht në studiot televizive, gjatë debateve në emisionin “Shqip”, në Top Channel, apo diku tjetër.
Gjithsesi, lajmi i madh është fejesa, e cila siç edhe dihet, do të sjellë një tjetër rrjedhë në jetën e gazetares dhe moderatores televizive, e cila e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike.
Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin “Shqip”. Është autore e tre librave (“Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë. E kontaktuar vetëm pak para se të hynte në emision, Rudina Xhunga preferoi të mos fliste shpejt e shpejt për këtë ngjarje të jetës së saj, por na premtoi se do të na rrëfejë gjerë e gjatë në një intervistë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi