Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Astrit Patozi i dha fund beqarisë, pas divorcit të parë Empty Astrit Patozi i dha fund beqarisë, pas divorcit të parë

Sat 25 Dec 2010 - 16:38
Astrit Patozi, deputeti demokrat prej disa muajsh jeton me Amantja Çullhajin. Gruaja e tij e re, është drejtore e Analizës dhe Statistikës, në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.Ajo ka mbaruar studimet për Shkenca Politike dhe vijon ndërkohë Juridikun, pa shkëputje nga puna.Lidhja mes tyre ka nisur në verën e vitit 2009 pak kohë para fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Njohja e tyre erdhi pas më shumë se një vit, pasi nënkryetari i Partisë Demokratike ishte ndarë nga bashkëshortja e tij Enkelejda Gjinali me të cilën kishte jetuar për 14 vjet.Divorci me gruan e parë u zyrtarizua në verën e vitit 2008. Nga martesa e parë e tij erdhën në jetë dy vajza, që tashmë janë të rritura, Alba dhe Irta Patozi. Prej disa muajsh nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe Amantja jetojnë bashkë në të njejtën shtëpi duke i dhënë formë tjetër, më familjare lidhjes së tyre.Ata banojnë në një apartament pranë Agjensisë Telegrafike të Lajmeve, dhe sipas fqinjëve çifti është shumë i respektueshëm, madje siç jemi ne shqiptarët që i hyjmë më thellë gjërave, ata na thonë se edhe shkojnë shumë mirë bashkë. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, sidomos pas bashkëjetesës disa mujore e cila mund të konsiderohet edhe si një lidhje normale familjare, me detyrimet e të drejtat respektive.
Po sipas informacioneve që kemi mbledhur Astrit Patozi, duke qenë se ka dy vajza të rritura, ato e kanë mirëkuptuar lidhjen e re të babait të tyre, duke pranuar rrjedhimisht Amantjan të cilën e tregojnë një vajzë shumë të dashur e mbi të gjithashumë të edukuar. (Bluetooth)
[/b]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi