Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zgjimi "dembel" i trurit Empty Zgjimi "dembel" i trurit

Sun 25 Sep 2011 - 17:12
Eshte aq dembel ne zgjim sa i duhen 5 minuta per te kuptuar qe nuk po fle me. Ky eshte truri human, i cili ne mengjes ose pas nje gjumi dreke vonohet disa minuta para se te filloje aktivitetin e tij normal.

E kane quajtur “inercia e gjumit” dhe konsiston ne shkeputjen qe ekziston midis aftesise se trurit per te perceptuar qe eshte zgjuar dhe integrimit shqisor.

Zgjimi "dembel" i trurit Thumbnail.php?file=cervello_computer_100864931
Mund te duket kontradiktore, por studimi i kryer nga hulumtuesit italian te Departamentit te Psikologjise ne Sapienca dhe Shoqates per Kerkim te Akuilas dhe Bolonjes tregoi se, zonat e trurit qe jane te perfshira ne analizimin dhe integrimin e informacioneve shqisore, gjate 5 minutave te para vazhdojne te kene te njejten frekuence te aktivitetit elektrik qe korteksi cerebral shenon ne perjudhen e gjumit.

E gjithe kjo ka nisur shume vite me pare me studimet e bera per procesin e venies ne gjume dhe ate te rizgjimit. Studiuesit thone se, konkluzionet e ketij hulumtimi do te ndihmojne ne studimin e nje morie fenomenesh te tjera, sikurse jane ato qe lidhen me halucinacionet, hipnozen, etj.

Gjithastu ky hulumtim do vleje per te aplikuar praktika pune me produktive ne profesione te tilla si ate te zjarrefikesit, sherbimit te urgjences, sherbimit te mbrojtjes civile, etj.infoalbania

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi