Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Futni fëmijët në punë që 13 vjeç, po rrisim brez dembel Empty Futni fëmijët në punë që 13 vjeç, po rrisim brez dembel

Tue 20 Mar 2012 - 14:34
Miliarderi britanik Alan Sugar ka sulmuar ashpër prindërit duke thënë se po rrisin një gjeneratë që e ka mendjen vetëm tek përfitimet sociale. I njohur për qëndrimet e tij të prera, Lordi Sugar tha se fëmijët duhet të nisin të punojnë që në moshën 13 vjeçare, shkruan Tema. Miliarderi, që e ka vënë vetë pasurinë, thotë se nëse të rinjtë mësohen që herët me punën, do të mësojnë edhe vlerën e vërtetë të parasë. Mamatë dhe baballarët janë fajtorë. Kur fëmijët të bëhen 13 vjeç, ata duhet të heqin perden dhe të thonë “jo, nuk do marrësh një PlayStation. Nëse do, shko atje në supermarket dhe sistemo raftet. Do marrësh 40 stërlina. Bëje këtë pesë herë në javë dhe do marrësh 200 sterlina”,” tha ai. Sipas tij, fëmijët po rriten pa i pasur këmbët në tokë dhe kur të bëhen të mëdhenj, e kanë mendjen tek përfitimet sociale që ofron qeveria.

Madje ai shtoi se tani të rinjtë e klasës së mesme janë personat që e shkelin më shumë ligjin.

“Të rinjtë duhet të ndalojnë së menduari se do të bëhen Zuckerberg-u i ardhshëm. Është një shans një në trilion. Ajo çka u duhet atyre është një prind që u thotë: gjej një punë djalosh”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi