Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Empty Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Mon 26 Sep 2011 - 14:29
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti të premten
ambasadorin gjerman në Kosovë, Ernst Reichel. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe progresi që është bërë drejt liberalizimit të vizave në vend dhe progresi që është bërë drejt liberalizimit të vizave.Ministrja Çitaku potencoi ndryshimet në qasjen e Qeverisë se Kosovës ndaj agjendës evropiane, e cila vërehet me përkushtimin e të gjitha institucioneve qeveritare si në aprovimin e legjislacionit, po ashtu dhe politikave në kuadër të ministrive përkatëse. Ajo tha se dialogu për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Edhe ambasadori Reichel tha se edhe Gjermania vlerëson se të gjitha parakushtet për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave janë përmbushur. “Në këtë drejtim, Gjermania do të bënë shumë të qartë pozitën e saj në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht jemi të sigurt që do të jemi në gjendje të bindim të gjithë anëtarë tjerë të Bashkimit Evropian që dialogu për liberalizim të vizave më Kosovën duhet të fillon sa më shpejt”, tha Reichel.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi