Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kosova Lobimi më simpatik kosovar për liberalizimin e vizave

Sun 23 Jun 2013 - 14:19
Lobimi më simpatik kosovar për liberalizimin e vizave Passo%20Sella_1-1371910568
Një grup kosovarësh i pasionuar pas skuterëve, ka marrë rrugë në drejtim të Belgjikës. Të gjithë skuterët mbajnë mbishkrime të mëdha “Kosovo”.
Kanë tabelat e regjistrimit të Kosovës, më të cilat zgjojnë kureshtjen e njerëzve të rastit duke kaluar brigjeve të Adriatikut në Slloveni dhe më pas në shtëpinë e vespave, në Itali.
Aty ku shigjeta e Amorit ka kohë që ka pushtuar zemrat e italianëve për Vespën. Sidomos kur kjo dashuri e lëvizjes mbi dy rrota të vogla të Vespës kalon kufijtë e vendit të origjinës. Prezenca e vespave nga Kosova nuk ka kaluar dot vendin e Apenineve pa zgjuar vëmendjen edhe të medieve italiane, të cilat kanë shkruar për klubin Vespa të Kosovës.
Dhe s’ka dyshim që dashuria për Vespën është pasion që kalon çdo imagjinatë. Ndryshe nuk do të mund të kuptohej aventura e shtatë djemve nga Prishtina, të cilët për dy javë do të lobojnë rrugëve të Perëndimit me “Vespa Club Kosovo” për lëvizjen e lirë edhe të qytetarëve të Kosovës.
Qëllimi i këtij udhëtimi është ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në takimin “Vespa World Days 2013“ në Hasselt të Belgjikës, që do të mbahet këtë fundjavë, 20 deri më 23 qershor, na tha kryetari i klubit, Luan Berisha, shkruan albinfo.
Duke marrë pjesë për herë të parë në këtë ngjarje, ata dëshirojnë të zgjerojnë dhe promovojnë projektin “Kosova Young Europeans”.
“Paraqitja e motoçiklistëve nga Kosova synon ta ngrejë vetëdijen qytetarëve të BE-së për problemet e udhëtimit të kosovarëve, duke lobuar kështu me vespat italiane për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, tregon Luani.
“Udhëtimi ka kaluar nëpër disa nga pjesët më atraktive të Evropës për motoristë, përfshirë këtu edhe vendkalimet e larta italiane, si Passo Stelvio dhe Passo Sella, e për të kaluar pastaj në pjesën e alpeve zvicerane, në afërsi të Luzernit, në një takim me përfaqësuesin e klubit të motoristëve “Shqiponjat”. Nga ku të nesërmen kanë vazhduar për në Gjermani, dhe më tutje për në Belgjikë.
Ky rrugëtim 14 ditor do të zgjasë deri më 27 qershor dhe do të lë pas jo më pak se 6 mijë kilometra rrugë.
Siç na njoftoi Luani, një pjesë të udhëtimit e kanë mbuluar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe projekti Kosovo Young Europeans, ndërsa pjesën tjetër vetë pjesëmarrësit dhe donatorët individual.
Luan Berisha, Pëllumb Bajgora, Arben Xhema, Dren Mullaademi, Ramadan Gagica, Hekuran Konjusha dhe Arben Demi janë emrat që kanë pasur fatin të jenë pjesë e kësaj aventure të guximshme me skuterë të tipit Vespa GTS 250 dhe 300 kubik.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi