Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Fajon: Rikthimi i vizave hap i rrezikshëm Empty Fajon: Rikthimi i vizave hap i rrezikshëm

Tue 16 Oct 2012 - 18:11
Evrodeputetja sllovene, Tanja Fajon ka theksuar se Bashkimi Evropian (BE) nuk guxon të rikthejë vizat për Ballkanin Perëndimor.
Fajon, e njohur si nismëtarja dhe udhëheqësja e procesit të liberalizimit të vizave ka nënvizuar se me shqetësim të madh po ndiqen deklaratat dhe kërkesat e disa përfaqësuesve të disa vendeve anëtare të BE-së për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka nënvizuar se ky hap do të kthej prapa dezintegrimin e vendeve që aspirojnë në BE, por edhe një goditje e rëndë për vizionin evropian të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, situata nuk është aq shqetësuese, ashtu siç prezantohet në disa vende, por numri i kërkuesve të azilit tejmase është i rritur.

“Duhet të bëjmë gjithçka që liberalizimi të mos hiqet. Lëvizja e lirë paraqet një nga arritjet më të dukshme për vendet që aspirojnë BE-në. Do të ishte një rrezik i madh për tu mbyllur dera dhe rajoni të vendoset në izolim”, deklaroi eurodeputetja Fajon, e cila është anëtare e Këshillit për politikë të jashtme të BE-së. Ajo ka kërkuar që liderët e rajonit të bëj përpjekje maksimale për të mos rrezikuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të tyre. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi