Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Fajon: Përmbushni detyrat për liberalizimin e vizave Empty Fajon: Përmbushni detyrat për liberalizimin e vizave

Thu 20 Feb 2014 - 21:56
Eurodeputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon ka thënë se askush nuk mund të japë ndonjë datë se kur do të mund të hiqen vizat për kosovarët. Por, ajo theksoi rëndësinë që fokusi i angazhimit të institucioneve të vendit të jetë në implementimin e standardeve të caktuara për këtë proces. Fajon ka deklaruar se së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk janë në pozitë që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua sa më shpjet aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit perëndimor. Por është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kemi informata pozitive se Kosova po bënë progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, tha Fajon në një konferencë për media sot në Prishtinë. Fajon më tej ka deklaruar se Kosova nuk duhet të bëj veç reformat, por edhe duhet ti zbatoj ato.
Eurodeputetja Fajon gjatë vizitës së saj në Prishtinë ajo fillimisht takoi ministren e Integrimeve Vlora Çitaku me të cilën kanë biseduar në detaje për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën në mënyrë që ky kapitull të përfundoj sa më parë dhe të fillon realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Poashtu ato diskutuan për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit por edhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës duke marrë për bazë çasjen proaktive dhe kontrubutin e Kosovës në raport me përmirësimin e marrëdhënjeve fqinjësore dhe progresin rajonal.
Duke vlerësuar lartë kontributin dhe përcaktimin e zonjës Fajon që të kontribuoj avancimit të Kosovës në raport me integrimin Evropian, ministrja Çitaku tha se i institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfuesi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrja Çitaku poashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.
Fajon, Rexhepit: Luftoni krimin dhe korrupsionin
Eurodeputetja Tanja Fajon takoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili e informoi rreth arritjeve të Republikës së Kosovës në zbatimin e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe zbatimin e marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, eurodeputetja Fajon vlerësoi zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit në vend. Gjithashtu ajo inkurajoi vazhdimin e reformave dhe rritje të efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /kosovasot/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi