Duhanpirësit humbin një të tretën e memories
Mon 26 Sep 2011 - 14:35
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se njerëzit që pinë duhan mund të humbin rreth një të tretën e kujtesës së tyre të përditshme.
Sipas një studimi të Universitetit Northumbri, cigaret mund të dëmtojnë madje një të tretën e memories së njeriut.
Nëse duhanpirësit heqin dorë nga vesi i tyre, atëherë mund ta kthejnë aftësinë e të mbajturit mend në nivel pothuajse të njëjtë me personat që nuk konsumojnë duhan, thonë shkencëtarët.
Në studim kanë marrë pjesë mbi 70 studentë të moshës 18 deri 25-vjeç.
Doktori Tom Heferman, i cili ka kryer hulumtimin, beson se rezultatet do të jenë të dobishme në fushatat kundër pirjes së duhanit.
“Duke pasur parasysh se në Britaninë e Madhe ka 10 milionë duhanpirës, ndërsa në SHBA madje 45 milionë, është e rëndësishme që të kuptohet ndikimi i pirjes së duhanit në funksionet e përditshme, prej të cilave potenciali i memories është shembull i mirë. Ky është studimi i parë që ka hulumtuar nëse braktisja e pirjes së duhanit ndikon në memorie”, ka thënë Heferman.
Ai thotë se nëse duhanpirësit heqin dorë nga pirja e duhanit, një gjë e tillë do të ndikojë në kthimin e funksionit kognitiv, e cila është aftësia për të mësuar gjërat e reja, për të mbajtur mend dhe për të përpunuar informacionin e marrë.
Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Heferman do të vazhdojë të studiojë ndikimin e pirjes pasive dhe ndikimin e nivelit të tretë, i cili nënkupton toksinën e cila mbetet në perde dhe mobilie si rezultat i pirjes së duhanit./ko/
B:gjuha shqipe
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi