Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga mamatë obeze, fëmijë të shëndoshë Empty Nga mamatë obeze, fëmijë të shëndoshë

Mon 26 Sep 2011 - 17:00
Nga mamatë obeze, fëmijë të shëndoshë Femije-obez
Fëmijët e grave mbipeshë lindin më të shëndoshë dhe me nivele të larta të yndyrnave në mëlçi.

Përfundimi është nxjerrë nga një studim i Imperial College i Londrës.

Kërkuesit kanë zbuluar se fëmijët e lindur nga mama me tregues të lartë të masës trupore përpara shtatzanisë, peshojnë më shumë se ata që lindin nga nëna të dobëta.

Gjithashtu ata kanë edhe sasi të madhe të lipideve në mëlçi.

Obeziteti kërcënon shoqërinë

Obeziteteti është shndërruar në një problem mbarë botëror tashmë dhe për këtë ekspertët japin alarmin për masa më të forta nga të gjitha qeveritë.

Një grup ndërkombëtar kërkuesisht të cilët publikuan një sërë artikujsh mbi problemin në fjalë, thotë se asnjë vend nuk është imun ndaj obezitetit.

Problematike mbeten vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Parashikimet thonë se deri në vitin 2030, 40 përqind e popullsisë britanike do të jetë obezë.

Ata paralajmërojnë rritjen me shifra alarmante të personave që vuajnë nga mbipesha dhe për këtë thonë se nevojitet një koordinim për të aplikuar një sërë taksash shtesë për ushqimet që përmbajnë kalori në sasi të mëdha.

Sipas studimit të tyre, miliona persona vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera që rrjedhin nga obeziteti dhe nëse vazhdohet me këto ritme, sipas tyre, situata do të përkeqësohet edhe më tej. Top Chanel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi