Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mamatë rishtare që festojnë 8 Marsin Empty Mamatë rishtare që festojnë 8 Marsin

Thu 8 Mar 2012 - 18:44
Me ardhjen në jetë të fëmijëve, kursi i përditshmërisë së tyre ka ndryshuar. Mes të qarave të të vegjëlve dhe përkujdesjes prindërore, tri personazhe të njohura të skenës edhe ekranit shqiptar rrëfejnë emocionet për festën e 8 Marsit në prag. Këtë vit gjithçka është ndryshe, dhe ato tregojnë pse…Këtë vit stafeta u ka kaluar atyre. Mamatë e reja, që deri disa muaj më parë i dhuronin buqeta me lule e parfume nënave të tyre apo vjehrrave, këtë 8 Mars janë kthyer në protagoniste të festës. Ndonëse nuk i “tundon” tendenca për t’u grupuar ‘grarishte’, për ta bërë pushim gjithë ditën e për të festuar me të tjerët, një organizim më special, pse jo dhurata modeste
nga bashkëshortët apo nënat e tyre, presin edhe ato. Nuk i shpëtojnë dot rrethit të jetës. Ato janë nënat e krijesave që kanë sjellë në jetë, edhe pse në fazën e herët, ku enden mes të qarave pa orar dhe ndërrimit të pelenave. Ndaj për Jonida Maliqin, Xhemi Shehun e modelen e njohur që fitoi kurorën e Miss Universe në 2008-n Matilda Mecini, është ende herët për të pretenduar dhurata nga vogëlushët e tyre…
Jonida Maliqi: Jam një neo-mama, por e festoj 8 Marsin
Mamatë rishtare që festojnë 8 Marsin Jonida-300x258“Ardhja në jetë e Danit më ka ndryshuar si femër, si grua. Edhe pse jam në fillimet e mia, është një ndjesi e bukur të qenët mama. Jam e gjitha e dhënë pas djalit të vogël dhe momentalisht mendja dhe shpirti im janë të fokusuar tek rritja e djalit…”. E nis kështu rrëfimin e saj Jonida Maliqi. Megjithëse dozat e kujdesit dhe vëmendjes nuk i mungojnë asnjëherë, sidomos në data speciale ditëlindjesh, përvjetorësh apo festa popullore, për këngëtaren festa në prag e 8 Marsit është një prej këtyre. Dhe këtë vit, përjetimi vjen i plotë, në gjenezë të tij, si grua apo si mama e re. “Jam e vetëdijshme që si një neo mama, kam një motiv më shumë për t’u ndier protagoniste e festës. Tashmë, rituali i të festuarit ka ndryshuar për mua. Deri vjet kujtoja me dhurata time më, Artën, ose vjehrrën. U kam blerë shpesh shalle, parfume, buqeta të mëdha me lule, si një formë urimi për këtë festë”, thotë Maliqi. Ndonëse festa kërkon edhe disa ditë që të vijë, këngëtarja nuk e përjashton mundësinë e ndonjë dhurate, pse jo do e bënte të ndihej e vlerësuar. “Jam e bindur që dhuratën e 8 Marsit do ta marr bashkë me atë të ditëlindjes, duke qenë se këtë muaj kam edhe ditëlindjen. Im shoq Genti më surprizon shpesh me dhurata të bukura, dhe jam e bindur që edhe këtë herë nuk do të bëjë përjashtim. Për më tepër tanimë që jeta jonë ka ndryshuar shumë, pas lindjes së djalit tonë të adhuruar, Dan”.
Matilda Mecini: Lousi, dhurata më e bukur për 8 Mars
Mamatë rishtare që festojnë 8 Marsin Matilda-mecini-200x300Prej disa kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg sfilatave të modës dhe spektakleve shqiptare. Dhe e ka një arsye të fortë: është bërë nënë. Për Matilda Mecinin, modelen shtatlartë e cila u bë edhe më e famshme pasi fitoi kurorën e Miss Univers Albanian në 2008-n, mëmësia i ka ndryshuar jetën. Lousi gjashtëmuajsh është vëmendja e pashtershme dhe kujdesi absolut prej ditës së parë që ka lindur e deri sot. “Për të qenë e sinqertë, 8 Marsi më rikujton faktin që jam bërë nënë. Gjithçka ka ndryshuar tek unë, përkushtimi ndaj familjes, bashkëshortit, djalit. Besoj se im bir Louisi është dhurata më e bukur që kam në jetë. Si unë, edhe Eltoni, bashkëshorti, nuk i lëmë pa festuar ditët speciale, dhe për këtë 8 Mars besoj do të bëjmë një organizim më të veçantë se zakonisht”, pohon modelja. Emocionet që ajo po përjeton në këtë fazë të jetës, janë sigurisht më domethënëse dhe të vërteta, për të kuptuar kësisoj edhe ndjesitë e nënës së saj, lotët në sy kur ajo çdo 8 Mars i dhuronte një përqafim apo një buqetë me lule. Këtë vit, kursi ka ndryshuar kah. “Eltoni është gjithnjë selektiv dhe i vëmendshëm ndaj dhuratave. Shpesh organizojmë dalje jashtë shtëpisë, për të drekuar apo darkuar në ndonjë vend të bukur, për të ndryshuar ambient dhe për të kaluar gëzuar. Jam njeri që më pëlqejnë shumë surprizat”. Por, Matilda dëshiron që përpos notave festive, kjo datë e shënuar të shoqërohet edhe me protesta për të drejtat e grave, duke iu referuar kësisoj origjinës së 8 Marsit, që u kthye në një ditë të shënuar pas një proteste të një grupi femrash amerikane për të drejtat e tyre, e barazinë gjinore në shoqërinë amerikane. Ca nga nevoja dhe ca nga dëshira për të përfituar nga një ditë pushimi më tepër në kalendar, shqiptarët e kanë masivizuar duke e kthyer në një traditë të përvitshme festimi, e kjo, thotë Matilda Mecini, është për të ardhur keq.
Xhemi Shehu: 8 Marsi, më shumë sensibilizim për barazi gjinore
Mamatë rishtare që festojnë 8 Marsin Xhemiii-300x278Rolin e nënës ka nisur ta ndiejë që pas 27 majit të kaluar, kur në jetën e saj erdhi i vogli Martin. Një ndjesi e papërjetuar më parë, por që Xhemi Shehu është e prirë ta ndiejë në çdo qelizë të sajën. Por, sa herë që afrohen ditë të shënuara, për prezantuesen simpatike të “E diell” ka vetëm një motiv më tepër për të festuar dhe kaq. Sipas saj, shqiptarët i keqinterpretojnë festat, duke i kthyer në organizimeve masive, popullore, secili sipas mënyrës së tij. Një gjë është e rëndësishme: ky 8 Mars e gjen plotësisht të përfshirë në statusin e ri, si mamaja e Martinit dhe si bashkëshortja e Visit. “Ndihem më shumë se e angazhuar në rolin tim si nënë, dhe kurrsesi nuk mund të ndalesha në një ditë të vetme siç është 8 Marsi. Duke marrë shkak nga kuptimi social- historiko që ka kjo datë, mendoj se duhet festuar më pak dhe punuar më shumë për të nxitur barazinë gjinore, që ende nuk ekziston në vendin tonë”, thotë ajo. Ka preferuar të jetë më pak konvencionale në jetën e saj, për të qenë kësisoj më produktive në statusin e ri si mama. Teksa i zë besë nuhatjes së saj, thotë se nuk pret ndonjë dhuratë të veçantë në këtë 8 Mars, ngase për të do të jetë një ditë e zakonshme pune. “Do më duhet të dal më herët nga shtëpia për shkak të trafikut të rënduar që ndodh rëndom në kësi rastesh. Gjithsesi, gjej rastin për t’u uruar të gjitha nënave, këtyre krijesave të dhembshura e me shpirt sakrifice, sa më shumë lumturi e gëzim në çdo ditë të vitit, për të gjithë dashurinë pa kushte që dhurojnë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi