Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Je obeze, mos dil më në ekran!” Empty “Je obeze, mos dil më në ekran!”

Wed 3 Oct 2012 - 17:16
Prezantuesja e një emisioni televiziv të mëngjesit , Jennifer Livingston, e kanalit ëKBT, vendosi që ti përgjigjet direkt letrës së një teleshikuese e cila e kishte kritikuar atë për pamjen e jashtme. Në letër midis të tjerash, thuhej se ajo ishte obeze dhe me daljen e saj në ekran, nuk promovonte një stil jetese të shëndetshëm. “Ti ke vite që je obeze dhe nuk duhet të dalësh më në ekran pasi nuk je një shembull i mirë që duhet ndjekur nga të rinjtë, sidomos nga femrat”, shkruhej në letër.Por Livingston në vend që ta kalonte pa u ndier këtë letër iu përgjigj në direkt në TV.“E vërteta është se jam mbipeshë. Mund të më quash të shëndoshë e madje edhe obeze. Por me ato fjalët e tua të ashpra nuk po më thua ndonjë gjë të re. Ti nuk më njeh, nuk je mikeshë e imja, nuk je pjesë e familjes time e madje nuk e sheh as këtë emision. Ti nuk di asgjë për mua, por më sheh vetëm nga jashtë. Por unë jam më shumë se një numër në peshore”, i përgjigjet Livingston.
Më pas ajo u drejtoi edhe një mesazh fëmijëve që ndiheshin të diskriminuar për shkak se nuk ishin perfekt. “Ju fëmijë që ndjeheni të humbur, që keni probleme me peshën, ngjyrën e lëkurës, preferencat seksuale, paaftësinë tuaj, aknet në fytyrë, me dëgjoni: mos e lini veten që të përcaktoheni sipas talljes. Mësoni nga eksperienca dhe kuptoni se fjalët mizore të njërit nuk janë asgjë me ulërimat e shumicës”, iu drejtua ajo fëmijëve./alb-observer.com/
“Je obeze, mos dil më në ekran!” Livingston11“Je obeze, mos dil më në ekran!” Livingston2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi