Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me Bertinen jo çift ne ekran, duam ta mbajme larg lidhjen nga puna Empty Me Bertinen jo çift ne ekran, duam ta mbajme larg lidhjen nga puna

Sat 19 Mar 2011 - 19:17
I rikthehet televizionit, kësaj here me përshëndetjen “Mirëmëngjes!” Finalisti i
tretë i “Big Brother 3”, Erion Zeqiraj, rishfaqet në ekran në një mënyrë
ndryshe.Nga djali me kostum serioz në edicionet e lajmeve në “Ora News”, pastaj në
Erionin e vërtetë, në një “reality show”, pas një viti larg televizionit,
shfaqet në natyrën e tij sportive në ekranin e “Albania Screen”, të titulluar
“Agon”.Disa pritën se për partnere mund të kishte Bertinën. Ndaj Erioni tregon në
këtë intervistë se ata kanë vendosur që të mos i ngatërrojnë marrëdhëniet
personale me marrëdhëniet profesionale:I rikthehesh ekranit me një emision mengjesi që mban titullin “Agon”. Është
ky formati i emisionit që ju ka pëlqyer gjithmonë?Nuk mund të flas për termin “gjithmonë” në televizion, pasi formatet janë të
shumëllojshme dhe mua më pëlqen të eksperimentoj. ”Agon” është programi i
mëngjesit që transmetohet nga e hëna në të premte në një hark kohor prej 3 orë
në “Albanian Screen” dhe kërkon përkushtim maksimal. Me intrigoi që në fillim
ideja që çdo mëngjes do të uroja shqiptarët nëpërmjet ekranit dhe ja ku jam
tani, më pranë të gjithëve.Nga një format lajmesh në “Ora neës” tashmë një emision të çlirët edhe me
argëtim. Ku ndihesh me afër vetes, në cilin rast je ti?Secili prej këtyre formateve ka specifikën e tij, të bukurat dhe vështirësitë
e tyre. Te qenurit i çlirët është më pranë natyrës sime, sidomos pas
eksperiencës se përjetuar në “reality show” “Big Brother”. Njerëzit më njohën
për atë që isha vërtet dhe po përpiqem të jem po i njëjti brenda natyrës dhe
vetes sime. Në “Agon” argëtohem vërtet dhe e nis ditën me energji pozitive,
energji që dëshiroj t’ia përcjell në të njëjtën mënyrë edhe publikut.
Është mëngjesi momenti yt për të qenë në humor të mirë apo mbrëmja? Cili
është frymëzimi yt para se të dalësh në transmetim?
Unë si person karakterizohem nga humori i mirë. Çdo situatë, qofshin ato edhe
të vështira, unë përpiqem t’i kaloj me sportivitet. Kjo më bën që humori të mos
më mungojë në asnjë moment të ditës, sidomos në mëngjes përpara
transmetimit.
Pas një viti nga dalja jote nga BB i rikthehesh ekranit, ndihesh komod, dhe a
mund ta veçosh dashurinë tënde të vërtetë mes televizionit dhe sportit?
Mes ekranit dhe sportit? Të dyja nuk do t’i lija, e kam të vështirë për të
zgjedhur. Duke marrë shkas nga karakteri im sporti është më pranë, ndoshta dhe
për arsyen se kufizohet nga mosha. Nëse shkojnë paralelisht ashtu sikurse tani
do të ishte perfekte dhe do të ndjehesha i plotësuar.
Moderon me një prezantuese të re. Ishte Bertina një opsion për bashkë
prezantuese meqenëse dhe ajo e ka shprehur që i pëlqen televizioni?
Këtë program e prezantoj me Lorin, një vajzë e re në moshë po jo në ekran.
Ajo ka kaluar eksperienca të mëparshme mediatike. Përsa i përket Bertinës,
raportet personale jemi përpjekur t’i mbajmë larg atyre profesionale, përderisa
u përkasim fushave të ndryshme. Është njëlloj sikur të pyesnit Bertinën, pse unë
nuk punoj pranë saj në sektorin e marketingut.
Meqë jemi të Bertina, si po shkon lidhja juaj tashmë që profesionet tuaja
janë diametralisht të kundërt dhe mund të kaloni pak kohë bashkë?
Nuk mund të gjej një lidhje mes profesioneve të ndryshme dhe lidhjes sonë,
pasi janë dy aspekte krejt të ndryshme. Nëse i referoheni kohës që mund të
kalojmë së bashku, ju them se gjejmë hapësirë të mjaftueshme për ta bërë këtë
lidhje të funksionojë normalisht si më parë. Me pak fjalë jemi të lumtur…
Cilat janë vërejtjet apo këshillat që të bën Bertina tani për drejtimin e
këtij emisioni?
Herë pas here më sugjeron në lidhje me veshjet dhe qëndrimin tim. Më kritikon
edhe për ndonjë lapsus të mundshëm, por brenda sensit të humorit të mirë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi