Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Down Hill në Shqipëri: “Duam jetë aktive larg kafeneve” Empty Down Hill në Shqipëri: “Duam jetë aktive larg kafeneve”

Thu 31 May 2012 - 16:12
Emanuela Sako Disa ditë më parë ishin duke zbritur nga Dajti. “Nga shpejtësia, dy nga shokët e mi dolën në rrugën e asfaltuar. Biçikletat përfunduan në greminë, ndërsa ata të dy u mbajtën në bordurën anësore të rrugës. Të dy mbetën të varur në ajër” – tregon Andi Qyqja, një ish-futbollist 25 vjeçar. Për çfarë bëhet fjalë? Quhet “Down hill” dhe hyn te sportet e rrezikshme. Tek ne ende nuk njihet masivisht, është një disiplinë e re, e paeksperimentuar më parë në Shqipëri.



23 djem e 7 vajza

Sot ata janë 23 djem dhe 7 vajza. Kanë vendosur për pasionin e tyre të sfidojnë lartësitë me… biçikletë! Andi është një prej tyre dhe njëkohësisht organizatori i grupit. Ai shpjegon se ka rreth 1 vit që merret me këtë sport “Në fillim ishim vetëm 5 persona dhe tashmë jemi bërë 30” – rrëfen ai.

“Unë kam qenë futbollist për 5 vite dhe kam luajtur me ekipin e Skraparit. Por duke qenë se futbolli në vendin tonë nuk të ofron shumë, atëherë zgjodha të merrem me pasionin tim për biçikletat, – prezanton veten Andi.



Si u lindi pasioni

Po si ka lindur ky pasion për të zbritur nga terrene të larta dhe të vështira me dy rrotat e biçikletës? “Me këtë disiplinë jam njohur nëpërmjet internetit. Aty shikoja filmime të ndryshme të kësaj disipline dhe u magjepsa. Unë kam qenë që i vogël i lidhur me biçikletën. Kështu, fillova ta aplikoj me katër shokët e mi” – tregon ai.

Në fillim e kanë provuar në malin e Dajtit. Eksploruan mbi biçikletë të gjitha lartësitë pas malit. “Po kështu, jemi ngjitur në kodrat pranë Porto Romanos. Këtë fundjavë do të zbresim Llogaranë, me shpejtësi dhe duke bërë spektakël në zbritje, – thotë entuziast Andi.



Vetëm në male

Aventura u jep adrenalinë. “Kontaktojmë me njëri-tjetrin dhe marrim me vete pajisjet që na duhen dhe nisemi për rrugë. Nisemi të premten ose të shtunën dhe kthehemi të dielën, – thotë Andi.

Synojnë shtigje të pa shkelura, lartësi të mëdha. Më pas gjejnë një vend, ngrenë një kamping dhe pushojnë, duke bërë muhabet, duke ngrënë ushqim në natyrë, duke zhvilluar lojra. Por djemtë mendojnë edhe për një lloj promovimi që duan t’u bëjnë “vendeve të virgjra të cilat nuk i njohim” – siç shprehet Andi.



Jetë larg kafeneve

Jeta aktive larg kafeneve, – është një frazë që e përmend shpesh.

Kohët e fundit janë lidhur edhe me shoqatën e çiklistëve të Gjakovës. “Ata janë më të vjetër në këtë punë, kanë 30 vite që eksperimentojnë dhe eksplorojnë vende. Me ta zbritëm kodrat pranë zonës së Durrësit. Shumica e tyre ishin rreth të 60-ave dhe kishin 30 vite që eksploronin” – tregon për Trup e Shpirt, 25 vjeçari tiranas.



Disiplina “Down hill”

Disiplina “Down hill” është argëtim i tillë që fton të rinjtë të bëjnë gara zakonisht buzë greminave. Kjo disiplinë u ofrohet të rinjve për të ekspoluar vende dhe terrene të vështira. Në të mund të marrin pjesë femrat dhe meshkujt, pa dallim moshe. Por, ata duhet të kenë parasysh që të përshtaten me shpejtësinë e lartë, rrezikun e përhershëm, zgjedhjen e terreneve, mungesën e luksit në kampingje etj. Kushdo që bëhet pjesë e këtij aktiviteti duhet të ketë guxim dhe…. një biçikletë. Ata duhet të mbajnë veshje mbrojtëse në trup dhe në kokë.





Jeta

Mosha: 25 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: Studimet e larta për Zooteknikë

Universiteti Bujqësor i Kamzës
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi